Maqedonia merr 307 milionë euro nga Konferenca e Donatorëve

(13/3/2002)BRUKSEL (13 Mars) - Maqedonia mori 307 milionë euro në Konferencën e Donatorëve në Bruksel nga përfaqësuesit e 38 vendeve dhe 19 institucioneve financiare. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, donatorët dhanë 173 milionë euro për nevojat urgjente makro-ekonomike, 83 milionë euro për rindërtimin e zonave të përfshira në konflikt dhe 49 milionë euro për implementimin e Marrëveshjes së Paqes. Donatorët lajmëruan edhe 271 milionë euro të tjera për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë në Komisionin Evropian Reinhard Priebe, koordinatori i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Evropën Juglindore, Kristian Portman (Christian Poortman), shefi i misionit të UNHCR-së, Amin Awad drejtonin konferencën. Priebe u shpreh se "qëllimi i konferencës është ndihma për Maqedoninë, kthimi i saj në rrugën, në të cilën ndodhej para konfliktit dhe implemetimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit". Ndërsa Portman u shpreh se "Maqedonia duhet të vazhdojë reformat ekonomike në mënyrë që të përmirësojë standartet jetësore të qytetarëve dhe të shërojë plagët e krizës së fundit. Zhvillimi ekonomik afatgjatë do të jetë një element domethënës për integrimin e vendit dhe Banka Botërore do të ndihmojë Maqedoninë për të përmirësuar qëllimet e saj" - u shpreh Portman.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë, pak ditë para vendimit të Apelit