Mashtrojnë me 800 mijë marka, në pranga dy vetë

(9/12/2001)Mehlahim Ahmetaj, Ilir Elmazi në bashkëpunim me shtetasin francez, Manuz Dorçena, kanë mashtruar dy shtetas nga qyteti i Durrësit, duke marrë prej tyre 800 mijë marka. Dy shtetasit e parë kanë përfunduar në pranga, ndërsa francezi ka arritur t'i shpëtojë prangosjes, duke kaluar kufijtë e vendit tonë me linjën ajrore Alitalia. Historia e dy shqiptarëve të mashtruar ka nisur disa kohë më parë kur janë gënjyer nga dy të arrestuarit, se dhe me ndihmen e shtetasit francez ata do të mund të hapnin një laborator për prodhim parash të falsifikuara. Të joshur nga "biznesi" i premtuar, ata nuk kanë vonuar të hedhin paratë e para që duheshin, plot 800 mijë marka. Por dy "investitorët" kanë nuhatur shpejt mashtrimin e bërë dhe kanë bërë një denoncim. Nisur nga denoncimi, mbrëmjen e së hënës rreth orës 23 e 30 është bërë dhe arrestimi i shtetasve Melahim Ahmetaj, 34 vjeç, lindur në Preshevë dhe me banim në Francë, dhe 44-vjeçarit Ilir Elmazi, lindur dhe banues në Durrës. Ndërkohë, megjithëse ka dalë dhe një fletarresti për shtetasin francez, arrestimi i tij ka qenë i pamundur, pasi ai është larguar menjëherë nga vendi ynë. Po për vjedhje nëpërmjet mashtrimit është ndaluar dhe shtetasi Mane Kazani. Ky i fundit në bashkëpunim dhe me përsona të tjerë, pasi u ka propozuar disa personave për t'i çuar në Itali në rrugë klandestine, me skaf, ka grabitur në banesën e shtetasit Ashim Muka shumën prej 1 milion e 500 mijë liretash dhe 500 mijë lekë shqiptarë. Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë