Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmon kreun e SPAK Altin Dumani duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha.
Për Metën, Lulzim Basha I cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm është fajtor pasi u paralajmërua por nuk mori masa. Ndërkohë si nxitës dhe frymëzues të 21 janarit quan Edi Ramën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. E ka treguar shumë qartë kwtw. Pas dështimit spektakolar në kuvend ku përfaqësuesit e opozitës e diskretituan Dum Dumanin e SPAK-un e tij dhe ku ai deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte krim shumë intelektual, kur tw gjithw shqiptarw te dinw që ishte grabitje pa maska nw sy tw tw gjithwve.
Drejtësia e me regji tw Edi Ramws rihap 21 janarin, e gjen ditën sot, gjoja për të fokusuar këtë cështje, për të mbuluar diskretitimin e Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.
Sw dyti SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka përgjegjësi më 21 janar është përgjegjësi direkte ishte Basha.
Basha është paralajmëruar me letër e shkresë të gjithë skenarin, nuk mori asnjë masë as nga policia as nga garda, për të parandaluar vrasjen
Edi Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi i 21 Janarit.
Lajmi ne perditesim...
Lulzim Basha, i është përgjigjur Ilir Metës për deklaratat e tij për 21 janarin, ku tha se Basha ka përgjegjësi direkte për vrasjet. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin dhe ky hetim nis që nga Ilir Meta që është njeriu me bllok, tek Edi Rama si organizator i protestës.
Në videon e shpërndarë në facebook kur Meta dhe Berisha përplaseshin në Parlament për 21 janarin, Basha shkruan se Meta i bëntë akuza nga më monstruozet Berishës, ndërsa sot e merr në mbrojtje.
“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund. Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t'i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari.
I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast. Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj", shkruan Basha.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Si ka mundësi që nuk po arrestohet ky hajdut dhe vrasës....
Përgjigju