Në burg për nderin e djalit
Kur ka parë djalin të vdekur para syve, gjëja e parë që i ka shkrepur në mendje është hakmarrja. Ndonëse është në moshën 70- vjeçare, Fran Mardeda, nga Puka, nuk është frikësuar aspak nga hekurat e burgut, që do t'i merrnin vitet e fundit të jetës.
TIRANE
(21/1/2001)
Kur ka parë djalin të vdekur para syve, gjëja e parë që i ka shkrepur në mendje është hakmarrja. Ndonëse është në moshën 70- vjeçare, Fran Mardeda, nga Puka, nuk është frikësuar aspak nga hekurat e burgut, që do t'i merrnin vitet e fundit të jetës. Për të, marrja e gjakut të djalit është bërë gjëja më e rëndësishme.
70-vjeçari, i tronditur nga vrasja e të birit, Ndocit, ka marrë një pushkë dhe i ka zënë pritën hasmit, që e preu në besë.
Pse ia vranë djalin
Ishte data 6 korrik e vitit 1997, kur në shtëpinë e Franit troket dikush dhe i thotë se i kishin vrarë djalin. Plaku del me vrull nga shtëpia dhe ndjek gjurmët e bashkëfshatarit. I biri 33-vjeçar kishte rënë në një humnerë i gjakosur dhe i masakruar. "Më pretë në besë", ka thënë nëpër dhëmbë 70-vjeçari. Me familjen e Zef Ndout (ky ishte vrarë në 1964), nga i njëjti fshat, nuk kishte pak ditë që kishte rënë në marrëveshje për "t'i dhënë besë" për një periudhë njëmujore, afat gjatë të cilit ata do të mendoheshin për të falur gjakun. Por vetëm dy javë pasi kishin rënë dakord, Fran Mardeda e ka gjetur djalin e tij të vrarë. Marrëveshja nuk u respektua nga malësorët. Ndonëse kishte futur 15 vetë për t'u pajtuar, familja tjetër është hakmarrë. "Më thanë se nuk kemi punë me djalin tënd", thotë plaku me mustaqe, me zërin që i dridhet. Sytë i mbushen me lotë.
Gjakmarrja
Në të njëjtën ditë që i është vrarë djali, Fran Mardeda është hakmarrë. Ai ka vrarë vëllanë e njeriut që i mori jetën të birit. Sipas Kanunit, gjaku është marrë, pasi, brenda 24 orëve, që ndodhi vrasja, mund të vritet çdo njeri i fisit. Frani tani është ndërgjegjësuar se krimi që ka bërë ka qenë i padrejtë. "Por atëherë nuk kishte shtet", thotë, prandaj e ka kryer edhe vrasjen. Të njëjtën gjë mendon edhe familja tjetër. Ata kanë shfrytëzuar rrëmujat e vitit 1997 për të marrë gjakun e vjetër. Për vite të tëra kishin shkuar mirë me njëri-tjetrin, pa pasur asnjë konflikt, derisa një ditë kanë trokitur në shtëpinë e Mardedajve dhe i kanë thënë fjalinë e tmerrshme. "Na keni gjakun borxh". Ai është arrestuar në nëntorin e vitit 1997 dhe është dënuar me shtatë vjet burgim. Vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ka qenë akuza e ngritur ndaj 70-vjeçarit nga Puka. Vrasja e kryer nga ai ka lënë të hapur plagën e gjakmarrjes. Familja me të cilën është në hasmëri vazhdon të ruajë meshkujt e shtëpisë së Mardedajve për t'i vrarë.
Fëmijët të ngujuar
Tre fëmijët e 33-vjeçarit të vrarë në vitin 1997, ka tre vjet që e kanë braktisur shkollën dhe familjen e tyre. Djemtë, më i madhi i të cilëve duhej të ishte në klasë të shtatë, i kanë dërguar në një fshat të largët, te disa të afërm të familjes. Emrin e fshatit plaku nuk e thotë, ka frikë se hasmi i tij mund të shkojë dhe t'i vrasë. Që të tre rrinë mbyllur në një nga kullat karakteristike të fshatrave malore pukiane, pa pasur mundësinë të shkojnë në shkollë. Nëna e tyre, që është një grua 28-vjeçare, është e vetmja që punon dhe mban familjen e përbërë nga gratë. Asnjë mashkull nuk ka mbetur aty. Djemtë i sheh shumë rrallë, se si rriten larg syve të saj. Ndërsa familja Ndou, me të cilën është në hasmëri nuk pranon të pajtohet, megjithë tentativat e fundit të bëra nga pleqtë e fshatit. Ata janë shprehur se nuk mund ta falin kurrsesi gjakun e të birit.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.6%
-
Jo
37.6%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim
31 Tetor, 13:07
-
Hapet gara për shef komisariatesh në Policinë e Shtetit, deri më 8 nëntor afati për aplikim
31 Tetor, 13:01
-
Dibër/ Shantazhonin një 17-vjeçare me video e foto personale, arrestohet çifti dhe adoleshentja! I hapën profil fals në rrjetet sociale
31 Tetor, 13:00
-
NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers 'K.O' në Cleveland! Në krye skuadra surprizë
31 Tetor, 12:45
-
Del FOTO/ Kush është Flutura Basha, viktima e pafajshme e atentatit në Shkodër
31 Tetor, 12:43
-
Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon! Zgjatet afati i Komisionit hetimor për 'Sterilizimin' e 'Check Up'
31 Tetor, 12:35
-
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
31 Tetor, 12:34
-
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda kuvendit! Momenti kur përballet me deputetët e PD
31 Tetor, 12:29
-
Në SPAK për 21 janarin, deputeti Xhemal Qefalia ironi me Alibeajn: Më pyetën a është Enkelejdi ky që ka automatik
31 Tetor, 12:26
-
VIDEOLAJM/ Progres raporti/ Opozita gardh tek dera e Kuvendit, garda i sugjeron Gonzatos portën anësore! Deputetët hapin rrugën
31 Tetor, 12:24
-
Replikat/ 'Keni lajthitur', Spiropali debat me Shehajn në Kuvend: Lini pozat e TikTok-ut
31 Tetor, 12:22
-
Anija me mbetje, Braçe ironizon opozitën: T’i lejojmë të monitorojnë kontejnerët, me not, avionë ose varka, se mbase fluturojnë anijet
31 Tetor, 12:21