Porto-Romano është një nga 5 zonat më të nxehta të vendit tonë për sa i përket shkallës së ndotjes së mjedisit. Në këtë përfundim arritën përfaqësuesit e UNEP-it (program i OKB-së për ruajtjen e mjedisit).
DURRES
(4/27/2001)
Porto-Romano është një nga 5 zonat më të nxehta të vendit tonë për sa i përket shkallës së ndotjes së mjedisit. Në këtë përfundim arritën përfaqësuesit e UNEP-it (program i OKB-së për ruajtjen e mjedisit). Dje ata ishin në Porto-Romano dhe vëzhguan mjedisin e mbushur me helmet (pesticide të hershme) e ish-kombinatit kimik të marrë fund në '90-n. Drejtori i Divizionit të Policisë për Ruajtjen e Mjedisit, Donald W. Kaniary, tha: "Porto-Roano është një zonë e rrezikshme, ndoshta më problematikja në vendin tuaj." Qëllimi i ekipit të OKB-së është jo vetëm të konstatojë, por edhe të relatojë pranë Organizatës që të gjejë mënyrën e fondet për të ndërhyrë.