Mbyllja e tunelit të Llogarasë, një kamion bllokon aksin e vjetër! Automjetet qëndrojnë në radhë, pritet ndërhyrja e policisë

Bllokohet aksi rrugor në Llogara duke krijuar trafik tw rwnduar tw automjeteve. 

Pasi është mbyllur sot tuneli i Llogorasë dhe automjetet kalojnë nëpërmjet aksit të vjetër, një kamion ka bllokuar rrugën në zonën tek Sorkadhja, automjetet kanë më shumë se 20 minuta që qëndrojnë në radhë, ndërkohë që pritet policia për hapjen e këtij aksi rrugor.

Trafiku i rënduar në aksin rrugor të Llogorasë vjen pas mbylljes së tunelit, për shkak se aty do të vijojnë punimet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mbylljen e Tunelit të Llogorasë, me qëllim mbylljen e të gjitha punimeve të cilat mbetën pezull, për shkak të sezonit veror.

Tuneli i Llogorasë u hap më 5 korrik të këtij viti.Tuneli me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin