OKB: "Durrësi, një nga 7 qytetet më të ndotura"

DURRES (19/10/2001) Një grup prej 7 pjesëtarësh, punonjës të OKB-së, ishin dje në Durrës për t'u njohur me problemet e mjedisit, me të cilat ndeshet ky qytet. Misioni "UN Environm Ent Performance Review" është ngritur në funksion të problemeve ekonomike, studion zhvillimet ekonomike të vendeve dhe si ndikojnë ato në problemet e mjedisit. Vendi ynë bën pjesë në një studim që ata po bëjnë në Europën Lindore, pikërisht për nivelin e mjedisit, i parë në kuadrin e zhvillimeve të këtyre vendeve. Durrësi është njëri nga 7 qytetet më problematike në vend për sa i përket mjedisit, për shkak të ish-kombinatit kimik në Porto Romano, gjurmët e të cilit janë tepër të ndjeshme. Në takim u thanë edhe mjaft probleme të tjera vërtet shqetësuese për Durrësin. Kështu, uji i pijshëm shpesh herë vjen i ndotur, jo vetëm prej rrugës së gjatë, por edhe për shkak të amortizimit të rrjetit shpërndarës, si dhe të përzjerjes me tubat e ujërave të zeza gjithashtu të amortizuara .

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër