"PD është kundër kontributit të gruas"

(9/11/2001) "Doktor Berisha ka deklaruar se në konkurrimin elektoral dhe strukturat drejtuese do të hyjnë 30 përqind femra, por realisht, kjo parti nuk ka as 3 përqind, të tilla". Kështu deklaroi dje bashkëshortja Fatmira Hajdari, e cila nënvizoi se "aktualisht në Partinë Demokratike ka vetëm 1 femër dhe kjo tregon se brenda rradhëve të partisë ka njerëz që janë kundër kontributit femëror dhe pjesëmarrjes feministe në politikë". Sipas Hajdarit, "pjesën më të madhe të elektoratit të djathtë e përbëjnë, gratë dhe vajzat, por ato nuk kanë gjetur asnjëherë, hapësirat e duhura, për të shpalosur siç duhet, vlerat e tyre të pakrahasueshme". Për këtë gjë, ajo shton se "në të gjitha mitingjet, apo protestat e opozitës, femrat kanë qenë në rreshtat e para, por kjo e vërtetë e dukshme, nuk i ka interesuar ndonjërit, ta shohë me syrin real". Sipas saj, ka individë të veçantë brenda partisë që bëjnë presion për të mos pranuar femra të tjera në strukturat drejrtuese. Në këtë mënyrë, Fatmira i bën apel drejtuesve të PD-së, që të mos shfaqin shenja nënvlerësimi, për gjysmën e popullsisë, e cila është po aq e rëndësishme dhe me vlera, sa edhe gjysma tjetër.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit