Pakti: 63 milionë euro të tjera për arsimin e median

TIRANE (4/6/2000)Shqipëria ka përfituar edhe 63 milionë euro nga Pakti i Stabilitetit për projektet që lid hen me demokracinë, të drejtat e njeriut. Ndërsa direkt nga projektet që ka paraqitur pala shqiptare janë dhënë 7 milionë euro për 9 projekte. Për dy tryezat e tjera, që nuk lidhen me ekonominë, ishin kërkuar mbi 433 milonë euro dhe vendet donatore dhanë mbi 512 milionë euro gjithësej. Nga këto, gati 430 milionë u dhanë për tryezën e parë që përfshin demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe 81 milionë euro për tryezën e tretë që përfshin sigurinë në rajon. Shqipëria në këto tryeza ka përfituar direkt nga 9 projektet e saj të miratuara mbi 7 milionë euro, të cilat u konfirmuan edhe nga ministri i Jashtëm, Paskal Milo, pas kthimit të delegacionit shqiptar nga konferenca financiare e Brukselit. Por numri i projekteve, në të cilat përfshihet Shqipëria është më i madh se kaq, sepse ajo është e përfshirë në projektet rajonale të hartuara nga organizata ndërkombëtare, për të drejtat e njeriut, mjedisin, median, arsimin të drejtat e minoriteteve si dhe më gjerë. Shuma që do të përfitohet nga këto projekte është 63 milionë euro. Ndërsa projektet e tryezës së tretë, të mbrojtjes dhe sigurisë kanë të bëjnë me çarmatimin, nga konferenca e donatorëve në Bruksel nuk u bë i ditur ndonjë financim për këto projekte, por në Ministrinë e Mbrojtjes po punohet për projektet që lidhen me asgjesimin e municioneve të tepërta dhe të papërdorshme, çminimin e zonave të minuara në kufirin me Kosovën, shkatërrimin e armëve të lehta që kapen nga aksioni i çarmatimit të popullsisë. Ministria e Rendit ka ngritur tashmë strukturën prej 250 punonjësish si dhe Qeveria ka dhënë nga buxheti i shtetit një shifër prej 110 milionë lekësh për aksionin e mbledhjes së armëve, të cilat janë marrë popullsisë gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë diskutimit për projektet e Paktit të Stabilitetit është theksuar se pothuaj të gjitha vendet, jo vetëm Shqipëria, ka punuar më shumë në lidhje me projektet që lidhen me tryezën e dytë atë të zhvillimit ekonomik dhe të ndërtimit të infrastrukturës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj takim me socialistët e Njësisë 7: Bashkë me Edi Ramën, synojmë që Shqipëria në 2030 të jetë anëtare e BE-së