Pallati para picerisë do të bllokojë banorët

TIRANE (7/24/2001) Pronari i piceri "Magelanit" ka vendosur ta vazhdoj luftën kundër një vendimi që KRT-ja ka dhënë kohët e fundit për prishjen e lulishtes para picerisë dhe ngritjen aty të një pallati disakatësh. Vendimi që ka filluar të zbatohet, është miratuar për shesh ndërtimi nga KRT-ja, ndërkohë që asgjë nuk është konformë ligjit. Edhe vetë vendimi për ta kthyer sipërfaqen e tokës prej 600 metrash në një pallat, është miratuar në vitin e paënë 20010 nga kryetari aktuali i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Sa konformë ligjit është ky vendim, gjithë dokumentacioni lë për të dëshiruar. "unë kam vendosur ta mbroj edhe me gjyq idenë time, që këtij pallati nuk i takon të ngrihet këtu. Edhe pse, sipas ligjit të urbanistikës, nuk lejohet t'u kthehet si pronë ish-pronarëve çdo sipërfaqe toke që është lulishte, pronarit të kësaj toke i është lënë dorë e lirë", shprehet pronari i piceri "Magelanit", Llambi Avale, i cili është kthyer nga Amerika vetëm pak kohë pasi ka mësuar planin e madh që pronari i truallit, Miftar Ahmetaj, ka vendosur të zbatojë pak metra larg picerisë së njohur. Veç tij, të shqetësuar janë edhe të gjithë banorët, pasi ngritja e një pallati të tillë do të duhej t'i thoshte "lamtumirë rrugës 'Sami Frashëri'". Kjo për arsyen e thjeshtë se godina e Ahmetajt do të ngrihet në atë mënyrë që të mos lërë asnjë centimetër rrugë të lirë. Banorëve të kësaj zone, nëse projekti vihet në zbatim, nuk u mbetet më rrugë, përkundrazi, nëse ndodh një djegje, një rast urgjent apo diçka e tillë, ata duhet të komunikojnë me pjesën tjetër nga pjesa e mbrapme e tyre, pikërisht nga rrugët që të nxjerrin te stadiumi "Selman Stërmasi". Ndonëse dje nënkryetari i Bashkisë, Artan Lame, doli për të dhënë një konferencë për shtyp, ku u shpreh se KRT-ja aktuale ka zbatuar vetëm një vendim të miratuar që nga koha e Albert Brojkës. Sa i rregullt është ky pohim? Aspak. Nëse vëret kjo leje për ndërtim pallati është e kohës së Albert Brojkës, asaj i ka mbaruar afati me kohë. Sipas rregullave, një leje ndërtimi duhet vënë në zbatim brenda 3 muajve, përndryshe ajo digjet dhe duhet rimarrë një leje e dytë. "Unë jam i mbështetur në ligj, ndërsa pronari i truallit është i mbështetur në interesa. Unë do ta kërkoj të drejtën time kudo, pasi kam studiuar me kujdes se si Ahmetaj e ka marrë këtë leje; ka shkelje ngado", shprehet Avale. Kjo leje ndërtimi, sipas dokumentacioneve që disponon Gazeta, është dhënë në 6 maj të vitit 20010. Pas kësaj leje, edhe dokumentet e tjera shoqëruese janë po aq të parregullta sa vetë leja nga nis kjo histori. Miratimi i kësaj leje daton në 6 maj të vitit 2000, nga 5 firmat që duhet të hidheshin në këtë miratim, janë hedhur vetëm dy. Kundër këtij vendimi ka dalë edhe prefekti i Tiranës, Taulant Dedja, i cili i është drejtuar KRRTRSH-së me kryetar Ilir Metën dhe gjithë subjekteve përkatëse. Në letrën e tij, prefekti Dedja shprehet se "miratimi i kësaj vendosjeje është bërë në bazë të një studimi pjesor të miratuar me rregulloren e vjetër. Gjykojmë që është e papranueshme nga ana ligjore, të miratohen sheshe ndërtimi mbi bazën e studimeve të mëparshme që tashmë janë në kundërshtim me rregulloren e urbanistikës."

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë