Policia e Devollit kap një të kërkuar dhe dy dezertorë

KORÇE (3/8/2001)- Eshtë kapur nga policia e komisariatit të Devollit 30-vjeçari Fatmir Zoriqi, i shpallur person në kërkim që nga viti 1997. Në këtë vit ai është dënuar me 6 muaj heqje lirie i shpallur fajtor si autor i një aksidenti me pasojë vdekjejen e një personi tjetër. Policia e të njëjtit komisariatit, atij të Devollit, ka arrestuar edhe dy 20-vjeçarë, Julian Çollaku dhe Mikel Çoriga nga qyteti i Bilishtit, të cilët janë shpallur persona në kërkim për dezertim nga shërbimi ushtarak. Të dy personat ishin të kërkuar me një urdhër të prokurorisëe ushtarake të Tiranës pas largimit nga reparti vitin e kaluar.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë