Robertson - Gjeorgjevskit: Realizmi i Deklaratës së Amnistisë i rëndësishëm

SHKUP (18/10/2001)- "Realizimi i Deklaratës së amnistisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë implementimin e marrëveshjes". Këtë ka deklaruar sot, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, gjatë takimit me kryeministrin maqedonas, Ljubko Gjeorgjevski. Në një deklaratë të kabinetit të cilës i referohet MIA, thuhet se, "kryeministri maqedonas, Ljubko Gjeorgjevski takoi të enjten përfaqësuesin e lartë të Sigurisë dhe Politikës së Jashtme të BE, Havier Solana, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson dhe shefin e OSBE, Mircea Geonana". Gjatë këtij takimi Trojka Evropiane u shpreh për normalizimin e situatës së sigurisë në Maqedoni dhe shprehu shpresën se procesi i paqes do të mbarojë me sukses. Solana nënvizoi se "sa më shpejt të realizohet deklarata e amnistisë aq më shpejt do të nisë dhe Konferenca e Donatorëve për Maqedoninë". Ndërsa kryeministri Gjeorgjevski tha se, "procedura parlamentare do të vazhdojnë dhe Marrëveshja mbi ndryshimet kushtetuese do të mbeshtetet". Ai tha se "ka një konsensus, mes partive politike për "Hyrjen" e Kushtetutës duke shtuar se partitë shqiptare duhet të ndjekin procedurat. Ai tha se "deklarata për amnistinë respektohet plotësisht". Një nga pikat e diskutimit ishte dhe çështja e refugjatëve. Dhe u ra dakort për një mbeshtetje reciproke mes komunitetit ndërkonbëtar dhe forcave të sigurisë maqedonase.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë