Shkup, ligji i vetqeverisjes lokale: Parlamenti e aprovoi me shumicë votash

(24/1/2002)SHKUP (24 Janar) - Parlamenti maqedonas aprovoi sot me një shumicë të dukshme votash ligjin e vetqeverisjes lokale parashikuar nga Plani i Paqes. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, "ligji me 13 nene u miratua me 85 vota pro dhe vetëm katër kundër. Këto nene modifikuan ligjin e pushtetit lokal dhe i japin më shumë të drejta minoriteteve, pikërisht ata që përfitojnë më shumë janë shqiptarët". Ky ligj p ërbën një nga pikat kryesore të Marrëveshjes së Paqes nënshkruar në Ohër më 13 gusht vitin e kaluar e cila i dha fund konfliktit të armatosur ndëretnik. Vetëm dy ditë më parë partitë shqiptare dhe maqedonase arritën një marrëveshje, e cila mungonte që nga shtatori i vitit të shkuar. Sipas diplomatëve perëndimorë, "pritet që pas dy javësh të miratimit të nisë Konferenca e Donatorëve për Maqedoninë".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje, kanosje ndaj punonjësit të policisë dhe aksident, 6 të arrestuar në Tiranë