Specialistët: S'ka problem në zonën industriale

SARANDE (3/30/2001) Më në fund pushtetarët lokalë u kujtuan për problemin i cili ka rreth 1 muaj që shqetëson banorët e lagjes periferike "Limion". Banorët e kësaj lagjeje kanë më shumë se 3 muaj që ankohen se papastërtitë e kësaj zone industriale ua shkatërrojnë shëndetin atyre dhe fëmijëve të tyre. Meqenëse nuk kanë marrë asnjë reagim nga pushtetarët lokalë dhe qendrorë, ata prej 20 ditësh kanë bllokuar rrugën që të çon në këtë zonë industriale. Dhe më në fund, pas kaq ditësh heshtje, aty shkuan disa përfaqësues të pushtetit lokal të shoqëruar nga specialistë dhe ekspertë të Bashkisë. Ata verifikuan në vend pretendimet e banorëve të lagjes periferike, të cilët kanë bllokuar rrugën e njëkohësisht edhe aktivitetin në këtë zonë industruiale të prodhimit të inerteve pranë gjirit të varrezave publike. Mësohet gjithashtu nga burime bashkiake se në prani të specialistëve dhe të ekspertëve në të dyja linjat e inerteve janë bërë prova për të parë pasojat në mjedisin përreth, pra për të verifikuar pretendimet e banorëve për pluhurin që dëmton këto zona. Rezultati, sipas specialistëve, është: në kushtet e funksionimit të linjave të inerteve dhe të pluhurit të rënduar nuk ka pasoja në mjedisin përreth. Ndërkohë, sipas zyrtareve të Bashkisë së Sarandës, do të zhvillohet një takim i dytë me banorët që kanë bllokuar rrugën. Atje do përcaktohen qartë disa nga detyrat që do t'u lihen dy kompanive të inerteve. Por pritet që në këtë takim të shkojnë edhe për\faqësues të policisë. Këta të fundit do të ndërhyjnë në rast se banorët përsëri nuk do të pranojnë të lirojnë rrugën.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur