Srebenica, parlamentarë francezë: Masakra faj i fuqive perëndimore

PARIS (29 Nëntor)(29/11/2001)- Masakra e Srebenicës ndodhi jo vetëm për faj të serbëve por edhe nga fuqitë perëndimore të OKB-së. Kjo është shkruar në raportin e publikuar sot, nga disa parlamentarë francezë, të komisionit hetues të masakrës, që ndodhi në 1995, të cilit i referohet edhe agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Megjithatë raporti nuk ka akuzuar qartë askënd. Si përfundim i 1200 faqeve të raportit thuhet se, "tragjedia e Srebenicës është një dështim i Francës dhe vihet në dyshim mungesa e vullnetit të qartë politik të Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA dhe bile edhe të autoriteteve bosnjake të Sarajevës, për të ndërhyrë. Të dhjetë parlamentarët, të drejtuar nga socialisti, Francois Loncle kanë marrë në pyetje shume personalitete franceze dhe të huaj, mes të cilëve edhe ushtarakë hollandezë të batalionit të OKB-së të pranishëm në Srebenicë në momentin e rënies së saj në duart e serbëve. Këto ushtarake akuzuan komandantin e forcës së OKB-së, gjeneralin francez Bernard Janvier se ka refuzuar disa herë mbulimin e zonës së Srebenicës ato ditë ndërsa ngushtohej rrethimi nga komandanti ushtarak serbo-bosnjak, Ratko Mladiç. Këto akuza nuk janë pranuar nga Janvier, i cili ka bërë përgjegjës për masakrën hollandezët. Ai ka thënë, "njëse në vendin e tyre do të ishin francezët do të kishin luftuar kundër serbëve dhe gjithçka do të kishte ndryshuar". Qyteza e Srebenicës në lindje të Bosnjë-Hercegovinës u shpall nga OKB, zonë e mbrojtur dhe aty ishte vendosur një batalion i hollandezve. Impulsi për të formuar komisionin hetues dhe përkujdesjen nga puna janë vepër e organizatës joqeveritare "Mjekë pa kufij", e vetmja e pranishme në Srebenicë në momentinm ne tragjedisë ku mbeten të vrarë 22 anëtarë të kësaj organizate.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia