Talebanët, sot përgjigje për Osama Bin Laden

(9/18/2001)Kreu i lartë i talebanëve, mulla Muhamed Omar, ka deklaruar se nesër do të japë një përgjigje nëse do të dorëzojë apo jo shumëtëkërkuarin ndërkombëtar, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist të tetë ditëve më parë në kullat binjake të Nju Jorkut. Kërkesa për dorëzimin e Osama Ben laden i ishte bërë dje talebanëve nga një delegacion pakistanez, i cili vizitoi Kabulin. Megjithatë ka pak gjasa që një e tillë të ndodhë. Krerët talebanë kanë bërë të ditur se ata do ta dorëzonin Bin Ladenin, vetëm në rast se ky i fundit do të demostrohej si fajtor për ngjarjen e Nju Jorkut. Ndërkohë që autoritetet afgane kanë shprehur "keqardhjen" për vdekjen e menjëhershme të mijëra civilëve. Gjithësesi,krerët talebanë paralajmëruan dje SHBA-të të mos sulmojnë Afganistanin, pasi civilët nuk duhet të paguajnë për një individ. Klima e luftës ka pushtuar Afganistanin, vend nga ku sipas UNCHR-së po largohen shumë njerëz. Fronti antiamerikan Përveç Afganistanit edhe disa prej vendeve të tjera islamike tradicionalisht kundër SHBA-ve, kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos sulmojnë Aganistanin. Kreu i lartë i ajatollahëve, Khomeini, dje paralajmëroi nga Teherani se Irani do të ndihmonte Afganistanin në një konflikt të mundshëm. Ai deklaroi se SHBA-të nuk duhen të nxitohen dhe të mos e bëjne "agresionin" kundër popullit afgan. Të së njëjtës linjë janë Siria ,Iraku, Libia dhe Sudani. Madje Siria, në valën e klimës antiamerikane, dje bëri një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara kundër kryeminstrit izraelit Sharon, i cili 19 vjet më parë ishte në krye të trupave izraelite, të cilat pushtuan Lartësitë e Golanit. Luftë terrorizmit Dje presidenti amerikan Bush përsëriti se kundër terrorizmit do të përdoret çdo lloj mjeti. Bin Laden do të dorëzohet me çdo kusht. SHBA-të dhe aleatët e saj po përgatisin një strategji të përbashkët për "Luftën e Re". Të gjitha vendet anëtare të NATO-s po përgatisin një plan ushtarak pluridimensional, me një strategji unike për goditjen e terrorizmit kudo në botë. Ndërkohë, që SHBA-të po kërkojnë edhe një herë mbështetjen e vendeve aleate të tyre në botën arabe. Kështu Turqia, Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti, AzerbajxhaniEmiratet e Bashkuara rikonifrmuan sërish mbështetjen për SHBA-të.Ndërkohë, që në skenë është rikthyer konflikti Ruso-Çeçen. Dje forcat çeçenekanë ndërmarrë një sulm në stil të gjerë kundër trupave ruse në Çeçeni. Presidenti Putin, që gjendej me pushime në Detin e Zi ka dhënë urdhra për përdorimin e pakufishëm të forcës kundër "terroristëve çeçenë".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim