Tiranë,Gjykatata Ushtarake: Shpallet fajtor ish-roja e burgut, nuk kreu detyrën

TIRANE (19 Nëntor)(19/11/2001) - Gjykata Ushtarake e Tiranës dënoi sot me dy vjet heqje lirie Cup Ahmetajn, të akuzuarin për thyerje të rregullave të shërbimit të rojës, me pasojë vdekjen e një personi. "Siç rezultoi nga procesi gjyqësor, i pandehuri Ahmetaj nuk ka ushtruar kontrollin e duhur ndaj Gjon Gjonit, mësuesit nga Laçi, i vetëvrarë në një nga qelitë e paraburgimit të policisë në Rrëshen", tha gjyqtari Bujar Krasniqi, duke e shpallur fajtor të pandehurin. Kështu ai plotësoi kërkesën e bërë nga prokurori i çështjes, Viktor Thomo, për dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie. Vendimi i sotëm acaroi së tepërmi të pandehurin, sipas të cilit "ai është tërësisht i padrejtë".Cup Ahmetaj, oficer në komisariatin e Rrëshenit, është i vetmi person i ulur në bankën e të akuzuarve, për shkelje të rregullave të shërbimit, dhe i pari që zbuloi vetëvrasjen e mësuesit Gjon Gjonaj. Ai akuzohet për neglizhencë në kontrollin personal të Gjonajt, pas hyrjes së tij në dhomën e izolimit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë