Tre shqiptarë të humbur në rrënojat e Nju Yorkut

TIRANE (9/16/2001) Tre shqiptarë të humbur nën rrënojat e kullave binjake në Nju York. Konfirmi ka ardhur nga ana e Ambasadës Shqiptare në Washington, e cila i ka dërguar një relacion Ministrisë së Jashtme, duke i shënuar dhe emrat e bashkëkombasve tanë. Rrok Camaj, shqiptar nga Mali i Zi, Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi dhe Man Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, janë personat mbi të cilët nuk dihet ende asgjë, që të martën, kur terroristët sulmuan nga ajri Amerikën. Pesë ditë pasi pluhuri i një nga tragjedive më të mëdha që kanë goditur rruzullin tokësor, vazhdon të endet nëpër Neë York, konkretizohen dyshimet për të zhdukur me kombësi shqiptare nën rrënojat e kullave binjake. Lajmi vjen nga ana e Ministrisë së Jashtme Shqiptare, pas një faksi që ka marrë nga Ambasada Shqiptare në USA. Kjo e fundit, pas kontakteve që ka pasur me autoritetet amerikane që janë duke vazhduar kërkimet për të humburit, si dhe familje shqiptare në Neë York, ka konstatuar dhe humbjen e tre shqiptarëve. Bëhet fjalë për Rrok Camaj shqiptar nga mali i Zi, Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi dhe Man Gjonabalaj, shqiptar nga Kosova, prej të cilëve nuk ka asnjë lajm që të martën në drekë. I pari syresh, Rrok Camaj, ishte i punësuar në kullat binjake, ku lante xhamat e pallatit Qendrës Tregtare. Ai ishte i njohur në këtë profesion dhe në Shqipëri, ku për një kohë kishte punuar në Hotel Tirana, ku ishte bërë dhe objekt i mediave. Ndërkohë për dy shqiptarët e tjerë, nuk ka ndonjë informacion në lidhje me aktivitet që ndiqnin. Mendohet që dhe dy të fundit, Dedvukaj dhe Gjonbalaj të kenë punuar në këtë qendër gjigande. Sipas informacioneve të mbërritura në agjensitë shqiptare të lajmeve si dhe ndërmjet komunikimit me anë të Internetit, mësohet se një numër i madh shqiptarësh ishin të punësuar në kullat binjake. Megjithatë këto janë tre emrat e parë, nga lista e atyre që mendohet të jenë zhdukur. Në komunikatën e saj për shtyp, Ministria e Jashtme thekson faktin se tre personat në fjalë mendohet të jenë humbur dhe nuk konfirmon më tej në se ato kanë vdekur apo jo. Gjithashtu Ministira e Punëve të Jashtme bën të ditur, se ashtu si dhe më parë mban kontakte të rregullta me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë në Washington e Nju York dhe është plotësisht e angazhuar e ndjek e vëmendje çdo të dhënë rreth numrit dhe kombësisë së viktimave të sulmit të pashembultt terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim