A dëmtoi Ballkani i Hapur Kosovën? Rama: I ka sjellë Rajonit veç të mira, 1000 herë të kthehesha mbrapa do ta ribëja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Shkupi është pyetur në lidhje me procesin e Ballkanit të Hapur nëse ky i fundit e dëmtoi apo jo Kosovën. Rama u shpreh se jo nismë vetëm të mira i ka sjellë Rajonit e se 1000 herë të kthehej pas do ta ribënte.

'Që je shqiptar dukesh që nga pyetja, jo vetëm nga gjuha. Po së pari, pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili kam nxjerrë një mësim. Përshtypja po, por pyetja është për mua. Ekzakt! Kështu që Ballkanin e Hapur, një mijë herë të rikthehesha mbrapa, një mijë herë do ta ribëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese. Ballkani i Hapur është një nga 72 iniciativat që kanë në këtë rajon, për të cilat ju edhe nuk keni dëgjuar fare, jam i sigurtë, siç edhe unë vetë kur e kam lexuar shifrën 72, jam habitur. Dhe çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur, rajonit? Përveç të mirave? Cilat janë të mirat? Merrni shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve dhe mos e harroni asnjëherë që çfarë është bërë, nuk zhbëhet, përkundrazi. Çfarë është bërë ka shërbyer që edhe procesi i Berlinit që është ‘ombrella’ dhe tek e cila unë duhet të fokusohem 100% pasi Shqipëria është mikpritëse e Procesit të Berlinit, ka përfituar nga Ballkani i Hapur pikërisht shtysën.

Kështu që, nuk e kuptoj fare se si ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Përsa i përket pastaj asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar sesa të vazhdojmë të rrimë në të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njëri-tjetrin, të akuzojmë njëri-tjetrin, të grindemi me njëri-tjetrin se kush është patrioti i vërtetë. Patrioti i vërtetë është ai që do vendin e vetë dhe që nuk i do të keqen askujt tjetër.

Gjergj Fishta kishte një fjalë për këto, ‘dokrra hini’ i quante, por për çështjen, konkretisht për pjesën që ka të bëjë me Kosovën, për raportin me Serbinë e të tjerë, do flasim në Kosovë. S’dëshiroj të flas këtu përderisa do jem në Kosovë më pas, nuk ka asnjë sens që unë të flas këtu për atë që do të flas në Kosovë. Me gjithë respektin, po t’i ke qasje në rrjet, kështu që do më ndjekësh nga larg.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Turi ballkanik/ Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit! Mesazh Kurtit: Me kanun edhe hasmit kur vjen në shtëpi i hapet dera


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!