A do bëjmë pushime këtë verë? Eksperti i turizmit: Hapja është afër! Sot konsultime për masat dhe protokollin. Nuk duhet të mendojmë vetëm për izolim e për të larë duart!

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” eksperti i turizmit Zak Topuzi qartëson situatën e krijuar nga koronavirus në sektorin e turizmit.

Për Topuzin, një industri mjaft e rëndësishme për ekonominë shqiptare si ajo e turizmit duhet të marra masa specifike për hapjen e saj.

Ai thotë se ditën e premte në një takim virtual me ministrinë e Turizmit, u diskutua për mënyrën e hapjes me faza të këtij sektori dhe protokollin për mbrojtjen e pushuesve, por edhe personelit. Topuzi shprehet optimist se hapja e këtij sektori mund të jetë afër dhe se për dy javë mund të kemi një pasqyrë të qartë sesi do të veprohet.

Në fakt në takim me ministrin e Turizmit dhe ekspertët tanë kërkuam hartimin e një strategjie hapje e cila duhet të jetë me faza dhe sigurisht përcaktohen edhe standardet. Duhet të hartohet një protokoll I cili lidhet me mbrojtjen e konsumatorit dhe personelit. Është një protokoll I cili po punohet, ne shpresojmë që sot ministria ta ketë gati dhe dhe do ta dërgojë për konsultim. ky është hapi I parë, nuk mund të kemi turizëm me karantinim. Ky është hapi I parë, kur do të jetë hapja dhe protokolli që do të ndiqet.  Problem tjetër është reklamimi që duhet bërë për turizmin, pra po flasim për një hapje, një lëvizje, ndërkohë që duhet bërë reklamimi, fondet që ka ministria duhet të përdoren për reklamimin që njerëzit të shohin nga afër që Shqipëria i plotëson standardet.” shprehet Topuzi.

Topuzi thotë se po ndiqen rekomandimet nga organizatat ndërkombëtare të turizmit, ndërkohë që sot pritet ti rekomandohet nga Ministria e Turizmit dhe një program paraprak për hapjen.

Ne ndjekim në mënyrë të vazhdueshme cfarë ndodh në botë dhe rekomandimet që japin organizatat ndërkombëtare që janë në pararojë për hapjen. Italia po bëhët gati, po diskuton disa modele, sot edhe ne këmi hartuar programin e hapjes, do na komunikohet sot neve si palë, ne do e diskutojmë pasi ka nevojë për trajnime online dhe të jemi gati për një hapje e cila dhe mund të jetë afër. Greqia është gati të hapë me fqinjët kufinjtë, duhet të bëhemi gati sepse për 2 javë shumë gjëra do jenë gati dhe do jetë faza që nuk duhet të mendojmë vetëm për izolim dhe për të larë duart.” thotë në “Rreze Dielli” eksperti I turizmit.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 28/04/2020 00:15

    KETU TEK NE TE MBYT MUTI NEPER PLAZHE ,,MJAFT TE SHKONI NE GOLEM DHE NE SHKEMBIN E KAVAJES DHE I SHIKONI KANALET E MUTIT QE DERDHEN NE MES TE PUSHUESVE NE DET,,,,ASNJE DEBORATOR,,,ASNJE KANALIZIM,,,qeveria I vjedh leket ,,ndryshe nuk shpjegohet 30 vjet pa asnje investim,,,plazhet kete vit te mbyllen dhe te investohet fuqishem ne kanalizime e deboratore per vitin tjeter...///

    Përgjigju
  • Free: 27/04/2020 12:23

    Shiko nga Itali e bej si din vet. Po ne shqiperi te mbyt pislleku kur je ne sezon normal e jo me tani. Kush dhe si do te monitorohet hedhja e mbeturinave qe nga pushuesi e deri tek objekti??? Apo do hapen vetem ato me 5 yje (300 euro nata).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?