A do e ndjekë Sali Berishën në marrëzinë e tij, Ilir Meta?

A do e ndjekë Sali Berishën në marrëzinë e tij, Ilir Meta?

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Më 6 dhjetor, ditën që në Tiranë zbarkojnë kryeministrat e Bashkimit Europian, një ngjarje e e rëndësishme kjo për një vend të vogël si Shqipëria, Sali Berisha ka premtuar se do të organizojë një protestë.

Ai thotë se me anë të kësaj proteste, kërkon t’i tregojë Europës fuqinë e opozitës shqiptare. Me pak fjalë, të tregojë se edhe pse është shpallur “non grata”, ka ende fuqi të mbledhë njerëz e të shkaktojë trazira, ndaj BE duhet ta lërë të qetë në këto kohë të vështira për botën, ndryshe ai do bëjë gjëmën.

Por ndërsa Berisha po përgatitet t’i tregojë fuqinë e tij Europës, ditën që BE zbarkon në Tiranë, ajo që nuk dihet, është nëse Ilir Meta do e ndjekë pas në marrëzinë e tij. Në daljet e fundit publike, Meta e ka shmangur përmendjen e protestës së 6 dhjetorit dhe për momentin nuk ka asnjë konfirmim nëse ai dhe partia e tij do të marrin pjesë.

Edhe pse aleatë të ngushtë, kur vjen fjala tek marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Ilir Meta ka pasur një distancim të qartë nga Berisha kohët e fundit. Mjafton të kujtojmë këtu takimet e “shpeshta” me Yuri Kim, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte gati që të vritej nga amerikanët tek “Mali me Gropa”.

Apo pjesmarrja e tij në një pritje të Ambasadës britanike, vetëm një ditë pasi Sali Berisha kishte akuzuar ambasadorin britanik si të korruptuar, provat e të cilit ai do t’i publikonte së shpejti. Ndryshe nga Meta, që ka moderuar në mënyrë drastike gjuhën ndaj ndërkombëtarëve, aleati i tij Berisha është bërë më agresiv se kurrë ndaj tyre, me akuza deri për korrupsion seksual.

Për të arritur tek 6 dhjetori, që është qartazi një protestë e paprecedentë kundër Perëndimit, nga partia që u krijua pikërisht si ajo që do na çonte në Perëndim, jo që do na përplaste me Perëndimin për fatin e Sali Berishës. Ndërsa nga PD, disa deputetë të saj janë shprehur qartazi se kjo që po bën Berisha nuk është normale, madje një goditje e rëndë për demokratët, tani pritet përgjigjia e Metës.

Sepse 6 dhjetori, përveçse një protestë kundër Perëndimit, është edhe një provë për Ilir Metën, nëse do e bashkojë apo jo fatin e tij me Berishën deri në pikën kur pastaj s’ka më kthim pas!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 20/11/2022 06:53

    I marri Berishe, e coi vendin ne Nato! Eh i marri Sali, cna hoqi dhe vizat xhenem; cfare i marri paska qene qe hapi dhe procesin per ne BE me Pyetsorin e KiE!! I marre ore te them! Ama, meqe do beje proteste e ka hak marrosjen. Se na tremben lideret europiane. Sipas vijes me te fundit te sjelljes se Ramstalinisteve te bllokut neokomunist. Hipokrite por ballelarte!

    Përgjigju
    • Lala: 20/11/2022 10:27

      Ne Nato do futeshe QE ne 96 Kur e meritoje Po Sala boni 97 e ngriti avionet te sulmonte vlores e sarande.ne be do futeshe ne 2000 sipas marrbeshjeve Po Sala beri fajdet e 97 she na e shtyn per nja 40 vjet sepse vendi u kthyer mbrapa 40 vjet .e keqja e shqiptarit eshte se e harron te keqen shpejt.se harrojm nje mikun Tim ushtarak Italian me te Colin qesh I'm me emisionin satirik Italian strischia la BERISHA .Kur u rikthye ne pushtet Berisha me pyet I i cakerdisur .eshte i njejti Berisha QE beri 97? Po ii pergjigja.tundi koken the me tha shpresoj te mo's kthehem perseri ne shqiperis me ndonje Mission humanitar paqeruajtes sic bere ne 97 me me mission Pelikan

  • Pavel: 19/11/2022 15:32

    Marrezite e S Berishes nuk kane fund.Si mundet qe nje dite e shenuar per Shqiperine te krijoje trasira dhe te perpiqet te nxije shqiptaret.Meta,si me fisnik nuk besoj se do te marre pjese.

    Përgjigju
  • xhemal: 19/11/2022 14:12

    Sali e ilir ..te dy mostra ..po' cudia eshte tek TV e gazeta ..me siguri Pune leku..te gjithe ne thesin e parase..nuk ka as diniitet,as profesionalizem..sa turp..per sta qe e bejne.u japin rendesi atyre qe e zhyten shqiperine neper tragjedi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë