Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama ‘korr’ mandatin e 4! Rikthimi i Trump nuk 'shpëton' Berishën nga non grata! 73.5% e quajnë dështim mosbindjen civile të PD

TIRANË- 65.4% e shqiptarëve nuk besojnë se ish-kryeministrit Sali Berisha do t’i hiqet ‘non grata’ nga SHBA me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në sondazhin ‘Termometri Politik’ që Report TV realizon në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, vetëm 33.2 % e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, kanë shpresën se Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndryshojë vendim për kreun e PD dhe 2.4% janë të dyzuar.

Vihet re një ndryshim i lehtë në përqindje mes shqiptarëve që jetojnë këtu dhe atyre jashtë vendit, ku 63.9% thonë se Berishës nuk i hiqet non grata krahasuar me 68.9% nga diaspora. 

Një tjetër pyetje drejtuar 1854 zgjedhësve të prirur për të votuar është se si iu duket aksioni i PD për mosbindje civile. Rezulton se shqiptarët janë të zhgënjyer, ku 73.5% e quajnë dështim, 17.2% sukses dhe 9.3% janë të dyzuar. 

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 14 nëntor, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt. 49.5% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të konfirmonin Edi Ramën si kryeministër, me një ulje me vetëm 0.8% krahasuar me muajin tetor . Forcë e dytë konfirmohet PD me në krye Sali Berishën në arrest shtëpiak, i cili do të merrte 32.4% të votave, një rritje me 2% krahasuar me një muaj më parë. 14% do të votëbesonin partitë e reja dhe 4.1% do të votonin për parti të tjera të vjetra.

Rama ruan ‘fronin’ duke mbetur politikani më i pëlqyer në Shqipëri dhe diasporë, me 50.1%. Ndërkohë, 30.1% kanë opinion pozitiv për ish-kryeministrin Sali Berisha. Por, 19.3% e zgjedhësve si brenda dhe jashtë vendit nuk duan as Ramën dhe as Berishën. Krahasuar me rezultatet e muajit tetor, kemi një rënie me 1.0% të pëlqyeshmërisë ndaj kryeministrit Rama dhe nga ana tjetër kemi një rritje me 2.9% për Berishën.

Edhe pse Rama vijon të mbetet politikani më i preferuar, nga një muaj më parë vihet re se ka një rritje të vlerësimit negativ me 2% për punën e qeverisë. 47.2% e të anketuarve, brenda dhe jashtë vendit, kanë mendim negativ, krahasuar me 45.2% në muajin tetor. 40.6% kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, një rënie me 1.8% krahasuar me muajin tetor.

Arrestimet e bujshme dhe hetimet në radhët e zyrtarëve nga SPAK ka bërë që 70.2% e shqiptarëve të anketuar të mendojnë se puna e drejtësisë është pozitive, një vlerësim me 1.3% rritje nga sondazhi i bërë në muajin tetor me 68.9 %.  

Shënim: Kampioni i sondazhit, 1854 zgjedhës gjithsej, të prirur për të votuar: 1298 në territorin e Shqipërisë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo qark, si edhe 556 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.

*Në studion e Frontline me gazetaren Marsela Karapanço komentojnë rezultatet e sondazhit Eduard Zaloshnja, juristi Kreshnik Spahiu, gazetari Flogert Muça, Edvin Kulluri dhe Skerdian Dhuli. 

Ndiqni rezultatet e sondazhit në lajmet në zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt me rreth 50% të votave, Berisha forcë e dytë! 14% zgjedhin partitë e reja

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 14 nëntor, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt. Sipas të dhënave në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 49.5% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të konfirmonin në krye të qeverisë sërish kryeministrin Edi Rama. Një rënie me vetëm 0.8% krahasuar me sondazhin e muajit tetor, kur 50.3% do të votëbesonin PS.

Ndërkohë, forcë e dytë do të renditej Partia Demokratike me në krye Sali Berishën në arrest shtëpiak. 32.4% do të votonin për PD, një rritje me 2.2% krahasuar me rezultatet e tetorit, kur 30.2% do votonin për Berishën.

14% do të votëbesonin partitë e reja, një rënie me 0.5% krahasuar me muajin tetor. Ndërkohë, 4.1% do të votonin për parti të tjera të vjetra, rënie me 0.9% me një muaj më parë.

Ndalur vetëm tek zgjedhësit në diasporë, 51.8% do zgjidhnin PS për një mandat të katërt, 30.8% PD, 14.9% parti të reja, 2.5% parti të tjera të vjetra. Ndërkohë, edhe te anketuarit në Shqipëri mandatin e katërt do ia besonin sërish Ramës, me 48.5% të votave, 33.1% PD, 13.6% parti të reja dhe 4.8% parti të tjera të vjetra.

Ora 22:43
Sondazhi në Report Tv/ Rama ruan 'fronin', mbetet politikani më i preferuar në Shqipëri e diasporë! Ja shifrat për Berishën

Kryeministri Edi Rama mbetet politikani më i pëlqyer, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë, sipas rezultateve të sondazhit në Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. 50.1% e të anketuarve preferojnë Ramën, ndërkohë që 30.1% kanë opinion pozitiv për ish-kryeministrin dhe kreun e PD, Sali Berisha. 19.3% e zgjedhësve si brenda dhe jashtë vendit nuk duan as Ramën dhe as Berishën.

Krahasuar me rezultatet e muajit tetor, kemi një rënie me vetëm 1.0% të pëlqyeshmërisë ndaj kryeministrit Rama dhe nga ana tjetër kemi një rritje me 2.9% për Berishën. Një rënie me vetëm 0.5% të të anketuarve që thonë se nuk duan asnjërin.

Në Shqipëri, 49.% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për kryesocialistin Edi Rama, krahasuar me 31.% që duan Berishën. Ndërkohë, 19.5% s’duan asnjërin.

Edhe diaspora preferon Ramën në vlerën 51.5%, krahasuar me 28.0% që duan Berishën. Ky i fundit ka një pëlqyeshmëri më të vogël në diasporë se sa nga zgjedhësit që jetojnë brenda territorit shqiptar. Ndërkohë, 20.5% e të të anketuarve në diasporë nuk duan as Ramën e as Berishën.

Ora 22:28
Sondazhi në Report Tv/ Shqiptarët anojnë drejt mendimit negativ për punën e qeverisë, diaspora pozitiv

Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën shqiptarët dhe diaspora janë pyetur edhe për punën e qeverisë ‘Rama’, që tashmë po përmbyll mandatin e 3. Nga të dhënat, vihet re se diaspora është në një përqindje më të lartë në mbështetje të punës së qeverisë, krahasuar me zgjedhësit që jetojnë brenda territorit shqiptar.

Po ashtu, krahasuar me të dhënat e sondazhit një muaj më parë, vihet re se ka një rritje të vlerësimit negativ me 2% për punën e qeverisë ‘Rama’. Sipas të dhënave të sondazhit, 47.2% e të anketuarve, si brenda dhe jashtë vendit, kanë mendim negativ për punën e qeverisë Rama, krahasuar me 45.2% në muajin tetor.

40.6% kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, një rënie me 1.8% krahasuar me muajin tetor, kur vlerësim pozitiv kishin 42.4%. Ndërkohë, 12.2% janë të dyzuar, një ulje me 0.2% e zgjedhësve të dyzuar për punën e qeverisë krahasuar me rezultatet e muajit tetor.

Ndalur veçanërisht tek të anketuarit që i përkasin diasporës, 42.5% kanë vlerësim pozitiv, 44.2% negativ dhe 13.4% të dyzuar. Të anketuarit në Shqipëri, 39.8% kanë vlerësim pozitiv, 48.5% negativ dhe 11.7% të dyzuar.

Ora 22:05
Sondazhi në Report Tv/ 70.2% e shqiptarëve opinion pozitiv për punën e SPAK! Edhe diaspora përkrah luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shqiptarët dhe diaspora mbështesin punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 70.2% e të anketuarve në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën kanë opinion pozitiv për punën e SPAK. Një rritje e vlerësimit pozitiv me 1.3% krahasuar me të dhënat e muajit tetor, kur 68.9% kishin opinion pozitiv.

Ndërkohë, vetëm 26.1% kanë opinion negativ për punën e SPAK, një rritje me 1.8% krahasuar me të dhënat e një muaji më parë. 3.7% janë të dyzuar, një ulje me 3.1% me një muaj më parë, kur 6.8% e të anketuarve ishin të dyzuar.

Sa i takon krahasimit mes zgjedhësve në Shqipëri dhe diasporë, vëmë re se kjo e fundit është dukshëm në një përqindje më të lartë në mbështetje të punës së SPAK. 71.1% e diasporës ka vlerësim pozitiv për punën e SPAK, 21.0% negativ dhe 7.9% të dyzuar.

Ndërkohë, në Shqipëri 69.8% e zgjedhësve të anketuar kanë opinion pozitiv për punën e SPAK, 28.3% negativ dhe 1.9% të dyzuar.

Ora 21:47
Sondazhi në Report Tv/ Shqiptarët ‘ndëshkojnë’ opozitën, 73.5% thonë se ‘mosbindja civile’ e PD është dështim

Shqiptarët janë të zhgënjyer me aksionin e mosbindjes civile të Partisë Demokratike. Sipas sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e të anketuarve brenda dhe jashtë vendit, e konsiderojnë mosbindjen civile dështim. Konkretisht, 73.5%, prej tyre e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses. 9.3% janë të dyzuar.

Vihet re se kemi një shumicë më të madhe të zgjedhësve në Shqipëri që thonë se mosbindja civile e PD është një dështim, 74.7% prej tyre, ndërkohë që 18.7% e konsiderojnë sukses dhe 6.6% janë të dyzuar. 

Me një diferencë vetëm 4% me zgjedhësit në Shqipëri, edhe pjesa më e madhe e diasporës, 70.7%, thotë se aksioni i mosbindjes civile të PD është dështim. Një pjesë shumë më e vogël, vetëm 13.7% thonë se është sukses, ndërsa 15.6% e zgjedhësve në diasporë janë të dyzuar.

Ora 21:14
Sondazhi në Report Tv/ Berisha s’ka ‘shpëtim’ nga non grata, shqiptarët thonë se Trump nuk e heq nga lista e zezë e SHBA

Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e shqiptarëve thonë se edhe pse Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk do t’i hiqet ‘non grata’. Sipas sondazhit, 65.4% e zgjedhësve të prirur për të votuar, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, shprehen kundër një skenari të tillë.

Në Shqipëri, 63.9% e të anketuarve besojnë se Departamenti i Shtetit nuk do t’ia heqë Berishës non gratën, ndërsa vetëm 33.2% mendojnë se Berishës mund t’i hiqet non grata me rikthimin e Trump.

Edhe shumica e zgjedhësve në diasporë, 68.9% thonë se Berisha nuk hiqet nga lista e zezë e SHBA dhe vetëm 29.9% besojnë se ish-kryeministrit mund t’i hiqet non grata.

Vetëm 2.4% e të anketuarve janë të dyzuar. Konkretisht, 2.9% e zgjedhësve në Shqipëri janë të dyzuar dhe sa i takon diasporës vetëm 1.2%. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 15/11/2024 15:12

    E pse po hiqet Berishes non grada se kuptoj ka bere pak ai. Une besoj qe te there politikan do shtohen ne listen e non grada.

    Përgjigju
  • Gjergj: 15/11/2024 08:10

    Na humbi fare ai i fiqve, e kini parè gjèkundi? Nuk do kishte qènè keq, qè sondazhi KOT, tè pèrfshinte prokurorèt e SPAK, me pyetje qè bartin rèndèsi vèrtetè si psh: Tek inceneratorèt,,,,kush e ka radhèn? Pèrgjigje 1.FIKU,,,,,,Pèrgjigje 2. BABA I FIKUT. Pèrgjigje 3. TÈ DY BASHKÈ. MOS BESO ASNJÈ "SONDAZH", QÈ NUK E KE MANIPULUAR VETÈ.

    Përgjigju
  • Tropoja: 14/11/2024 17:57

    Jo nuk do i hiqet non grata Sali Berishës sepse dosja ndja tij është kopsitur në kohën e administratës Trump, ne vitin 2018

    Përgjigju
  • taku: 14/11/2024 12:01

    O po partia dhe Trumpi do ja heqi njollen Sales. Trumpi prandaj kandidoi dhe fitoi qe ti heqi njollen Sales

    Përgjigju
    • Vota: 15/11/2024 17:05

      Nese del Rama ne Opozite , jo vetem non grata por e ke Berishen te ftuar ne USA , cdo institution ne bote eshte me fituesit, besoj Rama nuk merr dot me shume sesa 63-67 deputet pasi ka 4+4+4 pra gati 12 vjet ndaj nese dalin 5-6 forca te tjera me 5 , 11 , 34, 16, 7, 8 deputet keto “puzzle” pra parti e mundin numrin 63-67 te mazhorances dhe del ne opozite ne 2025 nese shikohen logjika , prandaj Rama duhet të rihape Kukesin si Aeroport dhe Vloren qe te rritet me vota , pse jo Kukesi ta shesin si aeroport meqe nuk e menaxhuan dot me siguri e blen ndonje kompani gjermane norvegjeze apo austriake pra me rendesi Jane vendet e punes , pse jo ne mars ta hapi dhe hekurudhen per durresin-tironen, dhe hapja e ekonomise ndaj them me ket ritem mos u qudit qe deri tani ne nentor kemi 63-67 deputet per mazhorancen ne 2025 , nese e rrisin fuqine me inevstime edhe ndryshon ama me keto Qe duken kam mendimin del ne opozite! Politika nuk eshte si sporti ka ose fitore ose humbje , nuk ka barazim.

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët, rrezikohen nga atentate të mafies politike

Spahiu: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët, rrezikohen nga atentate të mafies politike