A do konfiskojë SPAK pronën tek ish-Klubi Partizani, ku dhëndri i Berishës ngriti 19 kulla? Dy shkelje të reja me privatizimin, jo ndryshim destinacioni

A do konfiskojë SPAK pronën tek ish-Klubi Partizani, ku dhëndri i Berishës ngriti 19 kulla? Dy shkelje të reja me privatizimin, jo ndryshim destinacioni

Kullat në ish-kompleksin Partizani dhe Jamarbër Malltezi

SPAK ka intensifikuar hetimet për identifikimit e personave me përgjegjësi të dyshuar për një prej aferave që ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Sali Berishës. Operacioni i denoncuar si korruptiv dhe që dyshohet se ka ndikuar për shpalljen e non grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është realizuar nga qeveria me në krye Sali Berishën, në periudhën 2005-2009. Operacioni, për të cilin u angazhuan të gjitha segmentet e nevojshme të shtetit, u finalizua për llogari në interes të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të ndërtonte me para të dyshimta 19 kulla mbi pronën e tjetërsuar, duke u bërë pronar me 40 %.

Para hetuesve janë paraqitur ish ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ish ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ish gjenerali Vladimir Qirjazi, ish-shefi i Klubit Partizani Afrim Tole dhe ish-drejtori i Kompleksit Isa Tare. Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, është regjistruar nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim.

Në kallëzimin penal që deputeti Taulant Balla referoi në SPAK në vitin 2020, pretendohet se janë konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve, pastrimit të të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale si dhe vepra penale e korrupsionit aktiv dhe pasiv. Një pjesë të këtyre veprave penale janë parashkruar për shkak të kohës së gjatë të kryerjes së dyshuar të tyre, pasi operacioni abuziv për tjetërsimin e ish-Klubit Sportiv Partizani është finalizuar në tetor të vitin 2009.

Megjithatë, nëse SPAK do të ngrejë akuzë për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal, pasojat do të shtriheshin deri tek prona e privatizuar.

Pastrimi i produkteve të veprës penale është një vepër objekt i ligjit anti-mafia të vitit 2009, i cili parashikon që përveç dënimit të autorit të veprës penale, konfiskohet edhe pasuria që është produkt i veprës penale, në rastin konkret prona publike ish klubi Partizani.

Dy shkeljet e reja

Shqiptarja.com sjell sot në vëmendje dy shkelje të reja me privatizimin abuziv të ish klubit Partizani nga Sali Berisha, ministrat dhe drejtorët e tij, për interesa të familjes së tij. Është shkelur ligji nr.8743 datë 22.2.2001 për pronat e paluajtshme të shtetit. Neni 3 i këtij ligji, pika 3, paragrafi i fundit parashikon që “Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe aktivet e ngurtësuara (ose të trupëzuara), që shërbejnë për kryerjen e shërbimeve publike si: -paragrafi i fundit (- parqet, lulishtet, sheshet publike në qytete e qendra të banuara, ndërtesat së bashku me oborret që përdoren për shërbime që ofrohen nga shteti për arsimin, shkencën, kulturën dhe sportet, për shërbimin shëndetësor e shoqëror, për institucionet qendrore dhe vendore, si dhe rezidencat qeveritare së bashku me trojet mbi të cilat ngrihen këto prona.)

Pika 4 e nenit 3 parashikon që pronat e paluajtshme publike tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligje të veçanta. Ligji i veçantë në rastin konkret, ishte ligji për sportin nr. 9376, datë 21.4.2005.

Neni 3 i ligjit për sportin të vitit 2005, parashikon që objekt sportiv është send i paluajtshëm, i ndërtuar në përputhje me kushtet e nevojshme për zhvillimin e një apo disa sporteve, në bazë të rregullave teknike, të miratuara nga federata kombëtare e sportit përkatës. (I tillë ka qenë edhe ish kompleksi sportiv Partizani.)

Ndërsa neni 31 përcakton mënyrën e tjetërsimit të objektit sportiv dhe vendos kufizimin e detyrueshëm. Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 "Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë", me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.

Pra, ligji vendos si kusht mosndryshimin e destinacionit të objektit sportit, në rastin konkret të ish Klubit Partizani. Objekti është privatizuar nga qeveria Berisha, duke ndërtuar më pas kulla me vlerë dhjetëra milionë euro.

Pikat kyçe të aferës

-Pikat kyçe të aferës janë dyshimet e forta se trashëgimtarët e pretenduar, të përfaqësuar nga dhëndri i Sali Berishës në këmbim të përfitimit të 35 % të sipërfaqes që do të kthehej, janë shpronësuar dhe kompensuar nga Italia fashiste në vitet 1993-1942 në funksion të planit për zgjatimin e aeroportit.

-Nga vitit 1996 kur u njohën si ish pronarë më të drejtë parablerje të pronës në rast shitje ose kompensimi, trashëgimtarët nuk bënë asnjë përpjekje për t’u kompensuan, por pritën që të vinte në pushtet Sali Berisha në vitin 2005, për të marrë pronën, duke përfshirë edhe prona të tjera publike dhe private, që nuk u takonin, me sipërfaqe rreth 4.5 mijë m2.

-Nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.

-I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim Gjeneralit Vladimir Qirjazi.

-Trashëgimtarët e pretenduar morën 26 mijë m2 tokë, nga 24 mijë që mund t’u takonin, duke përvetësuar kështu edhe 4 mijë m2 pronë publike.

-Në sipërfaqen e kthyer në mënyrë abuzive dhe klienteliste, u asimilua edhe rreth 500 m2 tokë e shtetasit Esat Pira, ku përfshihej edhe pishina tek ish-Klubi Partizani.

-Pati vlerësime dhe zhvlerësime abuzive të godinës së Klubit Partizani, me qëllimin e qartë për të favorizuar dhëndrin e Sali Berishës, që të paguante sa më pak para, në kurriz të interesit publik.

-Nuk dihet burimi i parave të Jamarbër Malltezi për ngritjen e 19 kullave tek prona e tjetërsuar, ku është pronar me 35-50 %. Në vitin 2006, Jamarbri dhe Argita kanë deklaruar vetëm rreth 40 mijë euro kurime që u kishin mbetur, pasi paratë e tjera i kishin investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jim: 23/12/2022 00:49

    Pse nuk thirret Xhemal Gjunkshi sepse ai shkoj ne ate komande dhe firmosi e per rrjedhoj u be dhe shefi I shtabit te pergjithshem te ushtrise !

    Përgjigju
  • genti: 22/12/2022 20:02

    po cdo konfiskojne mor aman ,ato jane shitur, hipotekuar nga bleresit ....tani u kujtuat ju ...

    Përgjigju
    • Ushtaraku Krenar: 23/12/2022 13:51

      Ti. fusin. te 7. Penxheret

    • alfred: 22/12/2022 20:33

      nuk bëhet fjalë për ndërtimet në sekuestro ,por për shumën e parave që ka fituar ai person nga gjithë ky kompleks ,një konfiskim edhe i pasurisë të paluajtëshme në atë zonë.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca