A do marrë fund makthi i verës në trafik?! Deri në fund të sezonit Shqipëria do thyejë rekord automjetesh

1.2 milionë automjete parashikohet të hyjnë në vendin tonë deri në fund të sezonit veror, duke shënuar rekord të pavendosur më parë. Si i tillë, fluksi i radhëve të gjata në trafik në disa akse tradicionale pritet të jetë sërish dhe për këtë Policia Rrugore në rang vendi ka marrë masat.

"Deri më sot janë 910 deri në 920 mijë mjete të targuara në vend, por me një analizë që kemi bërë, për shkak të fluksit të personave që hyjnë më mjete nga pikat e kufirit, në sezonin turistik nga 15 qershori deri më 15 shtator, minimalja janë 1.2 milionë mjete që do të qarkullojnë", thotë për Report Tv, Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore.

Drejtori i Policisë Rugore, Altin Qato, tregon akset më problematike në vend dhe mënyrën se si është bërë plani i masave për të ndërhyrë dhe zhbllokuar lëvizjen e automjeteve. Ndërhyrja pritet të jetë në dy mënyra, devijim në rrugë alternative ku është e mundur dhe me shërbime policore për nxitjen e lëvizjes.

"Duke filluar nga veriu janë Muriqan-Shkodër-Lezhë, aksi më i ngarkuar për momentin, për shkak të infrastrukturës rrugore. Kemi bashkëpunim me ARRSH për të bërë disa rrugë dytësore, për disa devijime të nevojshme", thotë për Report Tv, Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore.

Rruga e Rinasit, e cila prej vitesh është kthyer në makth për shoferët, pritet të jetë me e qetë pas inaugurimit të rrugës Thumanë-Kashar, e cila do të marrë hyrje-daljet për në veri. Po ashtu, ky aks i ri, rregullon njëherë e mirë qarkullimin nga Thumana deri në Vorë.

"Mendojmë se me aksin e ri rrugor për të kaluar, nuk është e nevojshme për të kaluar në këtë segment, pra deri diku përfitojmë", thotë për Report Tv, Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore.

Problematike do të jetë sërish rruga Tiranë-Durrës, e cila ka qarkullim më shumë se 2-fishin e kapacitetit dhe për këtë shkak përqendrimi me shërbime policore do të jetë i lartë. Sipas Qatos, probleme shfaqen edhe në aksin Durrës-Plepa.

Mundësi për të devijuar në rrugë dytësore janë parë në Elbasan-Bradashesh, ndërsa rruga Transballkanike në Vlorë, Lungore dhe Radhimë vijon të jetë me përqendrim të lartë mjetesh. Për këtë, policia thotë se drejtuesit e mjeteve duhet të marrin by pass-in për të dalë në Dukat dhe me hapjen e tunelit të Llogarasë për të kaluar në rivierën e jugut, përndryshe rruga e Lumit të Vlorës është një tjetër alternativë e mirë. Përqendrim të lartë mjetesh pritet të ketë sërish nga Saranda deri në Ksamil dhe aty e vetmja zgjidhje është parë shtimi i shërbimeve rrugore për nxitjen e lëvizjes.

Kësaj here Policia Rrugore do të ketë një flotë të plotë dronësh për identifikimin e zonave me trafik në kohë reale dhe për herë të parë edhe dronët “Bayraktar”.

Kemi shtuar numrin e dronëve, që përveçse monitorojnë trafikun, na japin neve sinjale dhe informacion ku kemi problematika për të ndërhyrë më shërbime, por na fiksojnë çdo shkelje që është burim rreziku për aksidente. Dronët “Bayraktar”, të cilët do të na ndihmojnë për të marrë një informacion të gjerë për të gjitha akset rrugore të vendit", thotë për Report Tv, Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore.

Ndërkohë, të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë tashmë nuk lejohen të lëvizin në akse të rënduara, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare. Ato janë të detyruara të kërkojnë rrugë alternative deri në fund të sezonit.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 19/06/2024 16:17

    E kerkoni problemin atje ku nuk eshte Bejeni nje here policine funksionale sepse eshte sinonim i indiferentizmit Penalizoni shoferet qe shkelin rregullat e qarkurkullimit hapur pa ju dredhur qerpiku syrit dhe polici kthen koken nga ana tjeter Lexoni médiat e huaja kur keshillojne shtetasit e tyre qe vijne ketu E para :thone kujdes se trafiku eshte kaotik sepse kodi rrugor shqiptar eshte inekzistent

    Përgjigju
    • Polic #: 19/06/2024 18:39

      Po është e vërtetë, kemi nisur të bëhemi meme për qarkullimin rrugor...në vend që të dalë kreu i ARRSH del e jep intervistë një polic që nuk ja ka haberin rrjetit inxhinierik të rrugëve!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja