A do mbajë emrin “Gianni de Biasi”
stadiumi i ri? Ja si përgjigjet tekniku

A do mbajë emrin “Gianni de Biasi”<br />stadiumi i ri? Ja si përgjigjet tekniku
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport” shprehet se ndihet i rrethuar me shumë dashuri dhe respekt në Shqipëri pas kualifikimit në kampionatin Europian.
 
Ndërsa gazeta më e njohur sportive në Itali pas suksesit të teknikut shkruan se tashmë mundet që një stadium, shesh apo rrugë të mbajë emrin “Gianni De Biasi”.
 
Gjatë intërvistës tekniku tregon prapaskenën e firmosjes së kontratës me Shqipërinë, por edhe objektivin për në Francë.
 
Si lindi ideja që të bëheshit trajneri i Shqipërisë?
 
Ndërmjet një agjenti sportiv shqiptar që jeton në Itali. Dhe të mendosh që unë as nuk doja që ti takoja drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sapo e kisha mbyllur keq me Udinezen  dhe doja që të merrja një klub tjetër në Serinë A. Dhe më pas kuptova se për të bërë futboll tamam, duhej të isha në qendër të një projekti. Dhe kështu nisi aventura ime në Shqipëri.
 
Përse përsërisni shpesh “unë jam shqiptar”?
 
E vërtetë. Dhe jo vetëm për faktin e një pasaporte. Në sheshe gjatë këtyre orëve kanë ndodhur çmendurira, që vështirë mund të shpjegohen. Janë një popull dhe një flamur. Kjo shkon dhe përtej kufijve, sepse shqiptarë janë kudo bashkë me dashurinë dhe entuziazmin e tyre për atdheun.
 
Çfarë duhet të presim në Francë nga Shqipëria juaj?
 
Kualifikimi jep shpresë dhe thuhet se ëndrrat mund të realizohen dhe të mos mbesin vetëm objektiva. Jemi rritur shumë, por në nivele të tilla nuk do të jetë e lehtë të ecësh para, por ne do ta provojmë këtë gjë.
 
Kështu, një ditë emri juaj mund të jetë në ndonjë stadium apo preferoni më mirë një shesh?
 
Të mos bëjmë shaka. Gjithsesi është bërë publike që në stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë do të jetë një pllakë ari ku të jenë të shkruar emrat tanë, për të kujtuar gjithmonë këtë që bëmë.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë