I pyetur nëse do i bashkohen demokratët e Grupit të Alibeaj, Berisha sërish pavarësisht se shumica e deputetëve të PD ka qenë kundër, u ka shtrirë dorën për protestën.
“Njerëzit e lirë asgjë s’mund t’i bashkojë më shumë se liria. Forca kryesore e njeriut, buron nga liria. Ne për tu bashkuar zgjodhëm votën e lirë. Kudo ku shkova, ju dhe kudo më kërkuat t’i zgjedhim vetë me votën e lirë.
Është i mirëpritur çdo demokrat në mënyrë absolute që pranon këtë proces.”- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Blindimi i Tiranës për samitin e BE-së, Berisha nuk tërhiqet, jep 'porositë' për protestën e 6 dhjetorit
