Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për ta zhvilluar protestën para kryeministrisë, pavarësisht refuzimit të autoriteteve.

Ish kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur me porosinë ndaj demokratëve policisë dhe Bashkisë së Tiranës për blindimin e Tiranës për samitin e BE-së.

Duke marrë shkasë nga bllokimi i rrugëve dhe masave të rrepta për samitin e liderëve evropianë, Berisha ka “orkestruar” me banorët e njësisë numër 5 sesi duhet të veprojnë protestuesit. Ish kryeministri u shpreh se nëse bllokohen rrugët me datë 6, të gjithë protestuesit që do të vijnë nga qytetet e tjera të Shqipërisë, të vijnë më datën 5 dhjetor dhe të strehohen në Tiranë.

“Më 6 dhjetor mblidhen në Tiranë të gjithë liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë. Është përzgjedhje të një rëndësie historike të cilin Evropa i thotë. Vladimir Putinit dhe të tjerëve, që Shqipëria është territor ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera. Ky samit, në rrafshin strategjik, është në interes të shqiptarëve dhe i jep goditje projektit të Vuçiç, Ramës dhe vasalit të tij në Shkup, për Ballkanin e Hapur.

Unë ftoj më datë 6 ftoj liderët ta marrin këtë prani si përshëndetje dhe mikpritje ndaj tyre dhe vlerave të tyre. Jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të përbetuar kundër vlerave evropiane, Ramës dhe regjimit të tij. S’do fshehim asgjë, ne dalim më datë 6 për ti thënë Evropës se ky s’përfaqëson asnjë opozitë por as popullin. Është armik i shqiptarëve, identitetit, kulturës, i fondeve të tyre. Ai që e quan vetëm shqiptar duhet të jetë në protestën më të fuqishme kundër Ramës dhe klikës së tij, e keni për detyrë. Ju ftoj në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës.”-tha Berisha.

Ky refuzim i bashkisë vjen pasi policia e njoftoi dy ditë më parë PD-në se Sali Berisha mund të zhvillojë protestën më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, por jo në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë ashtu siç ka kërkuar. Kjo pasi kërcënohet siguria kombëtare dhe ajo publike. Kjo solli edhe reagimin e Berishës, i cili tha se asgjë nuk do t'i ndalë, por do ta mbushin sheshin plot si kurrë më parë.

Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com policia i bën me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër. Ndërkohë që Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se Godina e Kryeministrisë është edhe ajo pjesë e Perimetrit të Sigurisë edhe për shkak të një ‘Plani B’ për organizimin e një Samiti kaq të rëndësishëm, në rast se do të dështonte për arsye të ndryshme plani i parë, ai në Hotel Marriot.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
‘A do na bashkohen ‘AliBashët’, Berisha ‘u shtrin dorën’ për protestën: Janë të mirëpritur

1669832686_Screenshot2.jpg

I pyetur nëse do i bashkohen demokratët e Grupit të Alibeaj, Berisha sërish pavarësisht se shumica e deputetëve të PD ka qenë kundër, u ka shtrirë dorën për protestën.

“Njerëzit e lirë asgjë s’mund t’i bashkojë më shumë se liria. Forca kryesore e njeriut, buron nga liria. Ne për tu bashkuar zgjodhëm votën e lirë. Kudo ku shkova, ju dhe kudo më kërkuat t’i zgjedhim vetë me votën e lirë.

Është i mirëpritur çdo demokrat në mënyrë absolute që pranon këtë proces.”- tha Berisha.

Ora 19:40
Mehdi Malkaj në takimin e Berishës: Doktor, kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb pse bërtet kur të shkelin me këmbë? (VIDEO)

 

I pranishëm në takimin e Sali Berishës me banorë të njësisë 5 në Tiranë, aktori Mehdi Malkaj kërkoi reagim qytetar për gjendjen ku ndodhet vendi.

Duke cituar Kantin, ai tha se askush nuk mund të ankohet kur shkelet me këmbë përsa kohë zvarritet tokës si krimb.

"Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë. 
I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua!  Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë. 
Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri. 12 milje i zë kush në gojë gjëkundi.  Jo, e të tjera e të tjera.", tha ai.

Ora 19:35
Blindimi i Tiranës më datë 6, Berisha jep ‘porositë’ e protestës: Hapini dyert e shtëpive demokratëve më datë 5

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë porositë e protestës më datë 6 dhjetor. Duke marrë shkasë nga blindimi dhe masave të rrepta në Tiranë, Berisha udhëzoi protestuesit që të hapin dyert demokratëve në Tiranë më datë 5 dhjetor në mënyrë që të nesërmen të protestojnë.

“Meqë ky është i tmerruar (Rama), mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra demokratë mund të kenë vështirësi për të kaluar rrugën. Prandaj të hapim dyert e shtëpive më datë 5 dhjetor të gjithë miqve tanë për t’i strehuar për protestën. “