Kandidatja për kryeprokurore, Arta Marku, e cila vjen nga radhët e Prokurorisë së Shkodrës, është përballur me pyetjet e deputetëve të majtë në Komisionin e Ligjeve, teksa ka shpalosur platformën e saj për këtë post.
Ndër të tjera, Marku është pyetur nëse do të ndikohet nga politika, e majtë apo e djathtë qoftë ajo. Kandidatja për kryeprokurore është përgjigjur prerë dhe bindur, duke u shprehur gjëja e vetme për të cilën është e bindur është pikërisht kjo, mospranimi i asnjë lloj ndërhyrjeje nga askush.
/Shqiptarja.com

Pyetje: Do ndikoheshit nga politika, e majtë apo e djathtë qoftë?
Marku: Ka nevojë sistemi për një shkundje, ka nevojë për njerëz si puna ime pa mbështetje. Për një gjë jam e bindur, nuk pranoj asnjë lloj ndërhyrje nga askush, nuk kam pranuar dhe as intimiduar nga askush gjatë karrierës sime. Jam aty ku jam me forcat e mia.
Zyrtari më i lartë që keni proceduar?
Marku: Kemi dërguar për gjykim katër kryebashkiakë.
d.c./shqiptarja.com