Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitx në Report Tv kanë qënë të ftuar ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, Erisa Xhixho dhe Plarent Ndreca.
I pyetur nëse do të shtyhen zgjedhjet, ish-kreu i KQZ ka thënë se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nga Presidenti nëse e merr iniciativën.
Kujtojmë se ditën e nesërme do të hapet zyrtarisht fushata elektorale për garën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një kohë ku nga njëra anë opozita joparlamentare refuzon të ulet në dialog për të hyrë në zgjedhje, kryeministri Rama paralajmëroi se afati për dialog me opozitën po mbaron. Mesa duket opozita do të ketë afat deri nesër pasdite për uljen për dialog .
"Data është pasojë e dispozitës në kushtetutë. Kodi zgjedhor e zbërdhen. Duke iu referuar kushtetutës ne jemi një vend që kemi zgjedhur të qeverisemi nga zgjedhjet e lira ku zgjedhësit shprehen. E gjitha është ndërtuar rreth qeverisjes. Nuk i plotëson standartet për tu quajtur proces zgjedhor. Presidenti i Republikës për të shmangur këtë gjë mund të anashkalojë këtë dhe të mund të ridekretoj afatin për sëzonin e dytë 15-30shtator. Mundet tjetër gjë nuk shof" ka deklaruar ish-krytari i KQZ, Kristaq Kume.
Nga ana tjetër opozita ka thirrur protestën e radhës më 2 qershor, ku sipas tyre do të jetë fundit i qeverisë Rama.
Në studion e Repolitix në Report Tv, ish-kreu i SHIK ka debatuar me ish-deputeten e LSI, Erisa Xhixho. Klosi ka thënë se opozita po luan vetëm një lojë ndërsa Xhixho ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Klosi: Keni marrë përsipër popullin duke qenë pakicë...
Xhixho: Ka përgjime për zgjedhjet.
Klosi: Ca përgjimesh kjo është lojë. Juve ju lumtë se luani.
Xhixho: Kjo është e rëndë! Kur dalin 12 mandate me pikëpytje.
Klosi: Shumica është nga ana tjetër
Xhixho: Mbështetësit tanë mbushin sheshet
Klosi: Unë kam qef të votohet pse jo.Ju skeni prova për ato që thoni. Shqipëria është e madhe.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, në Repolitix ka komentuar veprimin e djegies së mandateve duke thënë se është njëlloj sikur avokatët të bllokojnë punën e avokatëve të tjerë.
"Është një llojë që sikur avokatët të heqin dorë dhe më pas të mos lejojnë asnjë avokat të punojë. Dhe të thonë se nuk ka standarde. Pluralizmi është mundësi. Nuk është e vërtetë që po cënohen standardet. Është mundësi dhe jo detyrim të futesh në zgjedhje. Opozita e ka mundësinë, të futet në zgjedhje. Nëse nuk do ti po i cënon standardet. Presidenti e ka shumë të kufizuar. Por ekziston. Është një akt individual dhe kjo data është e përcaktuar me ligj. Dhe më pas shfyqizohet. Nuk ka askush detyrim për ta zbatuar" ka deklaruar Ndreca.