Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për gazetarët pas situatës së krijuar në vend me largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet për marrëveshjen e targave, u pyet nëse po e dëgjon Amerikën. Kurti tha para gazetarëve se marrëdhënia diplomatike me Amerikën dhe Evropën nuk është një marrëdhënie e ngjashme me gjyshin me nipin, ndërsa shtoi se asnjë veprim i tyre nuk ka befasuar ndërkombëtarët.
‘A po prishemi me Amerikën? Nuk ndodhin këto gjëra! Nuk kemi ne kështu raportesh me SHBA-në si gjyshi me nipin. Nuk e di se kush po ua lexon... Asnjë veprim i joni nuk ka befasuar një zyrtar amerikan dhe evropian, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ato. I kemi miq dhe partner dhe nuk shkruajnë ashtu komunikatash. Nuk ekziston një raport i tillë. Ky është ofendim për SHBA.. sepse ato janë shtet demokratik. Është një aleancë që bazohet mbi vlera me qëllime dhe interesa të përbashkëta, ne e kemi shtyrë një herë vendimin dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit. Ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim. Kjo bëhet duke njoftuar ato paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin e BE-së dhe SHBA-së të takohemi së paku dy herë. Na erdhën tani për takim. Paraprakisht Shvelca është takuar edhe me shefin e Eulexit. Nuk po flasim për njerëz të cilët komunikojmë me metoda para dy shekujsh. Jemi në real time në kontakt. Jemi të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë të mos e kompromentojmë. ‘- tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Tensionet, Kurti: Serbia po destabilizon me grupe kriminale, qëllim që të pengojë planin franko-gjerman! Kanë kërcënuar disa herë për ikje nga institucionet
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Studentët bllokojnë Beogradin, Vuçiç kërkon dialog dhe paralajmëron ndryshimim e gjysmës së kabinetit qeveritar (VIDEO)
27 Janar, 16:52
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49