Tensionet, Kurti: Serbia po destabilizon me grupe kriminale, qëllim që të pengojë planin franko-gjerman! Kanë kërcënuar disa herë për ikje nga institucionet

KOSOVË- Pavarësisht thirrjeve të Uashingtonit dhe ndërkombëtarët për shtyrje të afatit për targat, kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon të japë shenjë tërheqjeje. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se dorëheqjet masive nuk janë zgjidhje, ndërsa më herët Vuçiç i kërkoi KFOR-it dhe EULEX-it të bëjnë punën e policisë në veri. “Në të kundërt - paralajmëroi ai, - pasojat do të jenë katastrofale.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhella Sveçla, Kurti tha se këto veprime janë orkestruar nga organizatat kriminale në veri.

"Këto kërcënime janë praktikisht të orientuara ndaj qytetarëve të vendit tonë, nëpërmjet ngjarjes së frikës dhe panikut." – tha Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës pati edhe një analizë për situatën që po ndodh aktualisht në veri ku tha se ajo që po ndodh është një përpjekje për të ndalur propozimin franko-gjerman.

Kurti u shpreh se këto lëvizje po shërbejnë për të refuzuar planin e Parisit dhe të Berlinit, të propozuar më herët nga Macron dhe Scholz. I pyetur për marrëdhëniet me SHBA-të dhe ndërkombëtarët pas mos pajtimit të tyre për vendimin për targat, Kurti tha para gazetarëve se marrëdhënia diplomatike me Amerikën dhe Evropën nuk është një marrëdhënie e ngjashme me gjyshin me nipin, ndërsa shtoi se asnjë veprim i Kosovës nuk i ka befasuar.

"Ajo çka po ndodh tani është përpjekja për ta ambalazhuar kundërshtimin e propozimit franko-gjerman. Nuk bëhet fjalë as për targa, as për Asociacion, as për suspendimin e Nenad Gjuriqit. Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë Parisit dhe Berlinit." - vazhdoi ai.

Referuar revoltës nga Serbia me djegien e makinave në veri të Kosovës, Kurti tha se janë pjesë e planit serb dhe strukturave kriminale në veri. Ai shtoi më tej se është i qartë qëllimi i Beogradit, i cili sipas tij ka vetëm një interes, sabotimin  e dialogut dhe të çfarëdolloj marrëveshjeje dhe këtë e ka arritur duke përdorur grupet kriminale në veri të vendit.

"Serbia qartazi është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, dhe rruga që e ka zgjedhur është me grupet kriminale në veri të vendit. Kjo rrugë nuk është e paqes e as ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore. Përpjekjet e tilla do të jenë të pasuksesshme, sepse shteti ynë është i fortë sepse ka rritje ekonomike e shoqërore.

"Asnjë serb nuk dyshon që djegia e veturave ka ndodhur nga shqiptarët. Asnjë serb nuk dyshon që automjetet që u dogjën, janë djegur nga strukturat që financohen nga Beogradi. Bojkotet nuk janë zgjidhje. Institucionet nuk kanë alternativë, andaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as braktisni institucionet e Kosovës sepse ato janë shërbime publike për të gjithë qytetarët. Mos bini pre e manipulimeve politike", deklaroi më tutje kryeministri i vendit.”- tha më tej Kurti

Në konferencë Kurti vijoi të denonconte Serbinë dhe destruktivitetin e saj ndërsa u shpreh se Kosova do të mbetej e përkushtuar për paqe e për siguri dhe se nuk se do të arrihej asgjë me shantazhe.

“Për fund, më lejoni t’ju njoftojë që pjesa dërmuese e veturave që vijnë nga Serbia nuk janë me targa ilegale... përafërsisht çdo e dymbëdhjeta veturë ka targa ilegale. Njëmbëdhjetë të tjera nuk janë.” – tha kryeministri.

“Serbët e Kosovës i kanë gjithsej mbi 135 mijë letërnjoftime të Kosovës. Vetëm një pakicë ekstreme është ajo që insiston në targa ilegale dhe që rrezikon të tjerët që i ka konvertuar apo po konverton ato.”

Situata në veri është përshkaëllëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS.

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Kurti mbledh në takim me zyrtarët të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut

1667857848_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqje.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se gjatë takimit u theksua rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe vazhdimi i përmbushjes së detyrave të tyre në kuadër të përgjegjësive që kanë.

“Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ora 22:45
Krerë shtetërorë, ambasadorë e komandantë, Osmani në fluks takimesh pas zhvillimeve në veri

1667857543_osmani.JPG

Zhvillimet e fundit plot tensione në veri të Kosovës kanë nxitur Presidenten e Vjosa Osmani të zhvillojë takime të shumta në zyrën e saj për t’i diskutuar ritmet e ngjarjeve të fundit.

Pas takimit me ambasadorin e ShBA-së Jeffrey Hovenier, komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, Osmani ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit Galuk Konjufca dhe ministren e Jashtem Donika Gërvalla.

Kurse për t’u informuar më shumë për ngjarjet në veri, Osmani ka pritur po ashtu sot në takim edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

E për temë të njëjtë, në presidencë ishte edhe ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ku veriu i vendit ishte theksi i disuktimeve të takimeve.

Takim tjetër i Osmanit ishte ai me komandatin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia.

Osmani dhe Michele Ristuccia, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ora 22:42
Situata në veri të Kosovës, Kurti fton liderët e opozitës në takim të martën, ata i përgjigjen pozitivisht ftesës


Për të diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti  ka ftuar në takim liderët e partive opozitare, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Takimi i ftuar nga kryeministri është parashikuar të zhvillohet të martën të mëngjes. Të parët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës, ishin kreu i të PDK-së Memli Krasniqi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Më vonë edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pranoi ftesën.

“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, ka thënë Lulëzim Blaka nga AAK, raportojnë mediat kosovare.

Zëdhënësi i  PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, tha zëdhënësi i  PDK-së, Faton Abdullahu.

Ora 16:25
A do të ketë zgjedhjet të reja në komunat në Veri në Kosovës? Presidenca jep detaje

1666522851_vjosa.JPG

Pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri, nga presidenca njoftojnë se do të veprojnë konfirmon legjislacionit në fuqi, në momentin që do të marrin informacionet zyrtare.

Nga presidenca njoftojnë se do të ndërmarrin veprimet e nevojshme konfirmon ligjeve në fuqi, në momentin që zyrtarisht pranojnë dorëheqjet nga kryetarët e Komunave.

“Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave”, thuhet në një përgjigje nga zyra e presidentes Vjosa Osmani për Gazetën Metro.

Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se konfirmojnë se deri më tani nuk kanë pranuar informatat zyrtare për dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

“Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ai gjithashtu ka thënë se si do të procedohet tutje.

“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre”, thuhet në përgjigje.

Ora 16:12
Tensionet në veri/ Kurti: Sjellja jonë është vigjilente gjithmonë, të brengosur shpesh herë, të frikësuar asnjëherë

1667832997_Screenshot5.jpg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për gazetarët pas situatës së krijuar në vend me largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet për marrëveshjen e targave, tha e përshkroi situatën me një fjali.

‘Ne i përfillim me seriozitetin më të lartë deklaratat e ndërkombëtarëve. Sjellja jonë është vigjilentë gjithmonë, të  brengosur shpesh herë të frikësuara asnjëherë.’- u shpreh Kurti.

Ora 16:05
Dorëheqjet e Listës serbe, Kurti: Do bëhen zgjedhje, nuk kishte nevojë por nuk është në dorën tonë

1667832997_Screenshot5.jpg

Kurti ka komentuar edhe dorëheqjen e njëpasnjëshme në Kosovë nga partia e Listës Serbe. Kryeministri i Kosovës Kurti u shpreh se tashmë do duhet të bëjnë zgjedhjet e reja.

Më vjen keq që tashmë do të na duhet të bëjmë zgjidhje në komuna ku po tërhiqen kryetarët. Fatkeqësisht këto dorëheqjet e tyre, siç i kanë dhënë qartazi do shkojnë drejt zgjedhjeve. Nuk ka pasur nevojë të ketë pasur zgjedhje po nuk është në dorën tonë. (...) Unë ju përgjigjem pyetjeve tuaja tani e 9 vite më parë. Që prej 2013m unë nuk kam gjëra të reja në përgjigjen time për pyetje të vjetra.- tha Kurti.

Ora 16:05
Kurti: Raportet tona me Amerikën nuk janë si gjyshi me nipin! S’i kemi befasuar me veprimet tona

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për gazetarët pas situatës së krijuar në vend me largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet për marrëveshjen e targave, u pyet nëse po e dëgjon Amerikën. Kurti tha para gazetarëve se marrëdhënia diplomatike me Amerikën dhe Evropën nuk është një marrëdhënie e ngjashme me gjyshin me nipin, ndërsa shtoi se asnjë veprim i tyre nuk ka befasuar ndërkombëtarët.

‘A po prishemi me Amerikën? Nuk ndodhin këto gjëra! Nuk kemi ne kështu raportesh me SHBA-në si gjyshi me nipin. Nuk e di se kush po ua lexon... Asnjë veprim i joni nuk ka befasuar një zyrtar amerikan dhe evropian, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ato. I kemi miq dhe partner dhe nuk shkruajnë ashtu komunikatash. Nuk ekziston një raport i tillë. Ky është ofendim për SHBA.. sepse ato janë shtet demokratik. Është një aleancë që bazohet mbi vlera me qëllime dhe interesa të përbashkëta, ne e kemi shtyrë një herë vendimin dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit. Ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim. Kjo bëhet duke njoftuar ato paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin e BE-së dhe SHBA-së të takohemi së paku dy herë. Na erdhën tani për takim. Paraprakisht Shvelca është takuar edhe me shefin e Eulexit. Nuk po flasim për njerëz të cilët komunikojmë me metoda para dy shekujsh. Jemi në real time në kontakt. Jemi të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë të mos e kompromentojmë. ‘- tha Kurti.

Ora 15:52
Dorëheqjet masive të policëve serbë në veri të Kosovës, Svelça: U kërcënuan me jetë, synohet destabiliteti

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për mediat së bashku me kryeministrin Albin Kurti, se policët serbë të cilët kishin lënë detyrën në very të vendit, ishin kërcënuar me jetë.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit është e dukshme se këtë situatë e kanë oragnizuar grupe të mirëorganizuara me Vuçiçin. Sic e dini, veprimet e Listës Serbe erdhën pas takimit me Vuçiç. Kjo ka si qëllim të destabilizojë vendin dhe të shkaktojë mosfunksionim të institucioneve tona kryesore. Deri më tani në policinë e Kosovës, përkatësisht në zonën e Mitrovicës dhe stacionet policore, janë pranuar dorëheqje nga stafi serb ku janë paraqitur në total 780 dorëheqje. Dorëheqjet brenda policisë së Kosovës po vjen pas kërcënimeve me jetë të bëra ndaj këtyre personave.

Është e nevojshme të ritheksoj se ne do të vazhdojmë njëjtë. Kërkoj nga ju që të ndiqni kanalet zyrtare dhe të merrni informacionet e sakta dhe të mos bini pre e thirrjeve për shkaktimin e trazirave të cilat më së paku u leverdisin qytetarëve.”-u shpreh Zvelça.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 07/11/2022 16:33

    Foli spiuni kurti sikur se dinte qe pritej destabilizim je thjesht nje vegel ne duart e vucic.

    Përgjigju
  • gjeloshi: 07/11/2022 16:30

    Idjotet Osmani Kurti nuk duhet te hedhin fajin te kundeshtari por te vetja e tyre. Kjo qeveri qe ka Kosova me siguri qe po e con vendin ne lufte sepse po vepron ne kundeshtim me orjenntimet qe jep SHBA dhe BE. Nqse KFOR terhiqet per 24 ore Kosova pushtohet nga Serbia dhe kete here gjasat jane qe do te ndodhi. Populli duhet te reagoi sa nuk eshte vone ndaj kesaj qeverie te ndyre.

    Përgjigju
    • Sunny tirana: 07/11/2022 20:23

      Kadal Gjelosh. Luften se do kush ne kosove. Serbet lujne sipas ritmit rus, po nuk kane kellqe. Trubullojne ujin per te fituar kohe.

  • UKU MOMLIT: 07/11/2022 16:10

    Pra Serbia sfidon hapur fare BE+USA. Burrokratet e BE,si Borrell e ndonje tjeter i ferkojne koken vuçiçKakës se Putanës ruse. Patjetër që do marre përgjigjen që meriton Beogradi dhe Moska,sado Shtrenjtë ti kushtoj Shqiperise dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare