A do ta publikojë Baton Haxhiu “intervistën” me hetuesin në SPAK? Pas fletëthirrjes së Prokurorit S.K

A do ta publikojë Baton Haxhiu “intervistën” me hetuesin në SPAK? Pas fletëthirrjes së Prokurorit S.K

Baton Haxhiu duke dale nga SPAK, 9 maj 2024

Pak pas mesditës së kësaj të enjte gazetari Baton Haxhiu u fut në SPAK teksa mbërriti me shoferin e tij dhe automjetin e loguar albanianpost.com

I kujdesur që mos binte në sy edhe me një kapele z.Haxhiu u prit në hyrje të SPAK nga oficeri BKH që e shoqëroi për në ambjentet e brendshme.



Foto: Oficeri BKH që Pret Haxhiun

Pas afro 2 orë z.Haxhiu doli dhe i pyetur nga Media tha se kishte qenë aty të intervistonte një prej heteusve për një lëndë, ndërsa për cilën lëndë tha se ska të drejtë.

I pyetur nëse kishte fletëthirrje tha se JO, e ska lidhje me fletëthirrje. 

WebLajm raporti fillimisht se z.Haxhiu kishte qenë në SPAK në përgjigje të një fletëthirrje.

Disa sqarime, të gjithë të thirrurit me fletëthirrje priten tek dera e SPAK nga oficerët dhe agjentët e BKH-s.

Recepsioni i shoqëron ata kur Prokurori apo oficeri BKH jep pëlqimin, por askush përgjatë orarit të punës në SPAK s' mund të vi të invetrvistojë hetuesit e aq më pak një gazetar apo media.

Ndaj ajo çka mbetet e pritet me interes është publikimi i Intervistët që pretendon se ka bërë z.Haxhiu për x lëndë e me x hetues.

Në rast të mos publikimit atëher z.Haxhiu i shtohet listët të atyre që gënjejnë kur dalin nga dera e SPAK dhe pasi pyeten për çështje penale që SPAK po heton intensivisht, ku përfshihen politikanë, biznesmenë, gazetarë apo shumë qytetarë edhe të panjohur të këtij vëndi. /Weblajm.com

 

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit

VIDEO/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit