A do ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme? Rama: Do të vendos nesër

I pyetur nëse do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, kreu i qeverisë tha se miratimi i një akti nuk sjell më shumë sesa ka sjellë deri tani, por për këtë gjë do të mendojë nesër. "Është e çuditshme që e dëgjoj këtë pyetje nga mëngjesi deri në darkë, nuk ka kuptim sot, cfarë do të thotë? Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë sesa ka sjellë.

Natyrisht nesër është dita për të menduar të gjitha edhe këtë që po thoni ju, nejse, ju jeni të pafajshëm, të fajshëm janë ata që vijojnë të cysin edhe sot. Ne do i vlerësojmë të gjithë, por një gjë është e sigurt, këta njerëz do të trajtohen në mënyrë dinjitoze nga strehimi.

Nuk kemi pasur kohë të mendojmë për aspektet formale, kemi dhënë dh epo japim gjithcka. Ditën dhe natën nuk jemi Franca, Gjermania, as Greqia dhe Italia që kanë eksperienca të gjata në këto sfida, por më lejoni të jem mirënjohës" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria shkundet nga tërmeti 6.4 ballë/ Rama: Të prekurit strehim në hotele!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas