
Basha një ditë më parë tha se s'do negociojë me Berishën, por teksa u pyet nëse do të negocionte me ata që mbështesin ish-kryeministrin, theksoi se do e marrin vlerësimin nga demokratët dhe Partia Demokratike. Basha deklaroi se le të ketë një zhvillim të PD me ato demokratë që i kanë humbur.
“Do ta shtrijmë procesin anembanë Shqipërisë. Rama dhe Berisha do marrin atë që meritojnë”-tha Basha.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme, Basha surprizon: Policia ndërhyri 1 orë e 30 min me vonesë! Sot për Berishën dita e fundit politike, donte të vdekur por doli me ‘arkivolin’ e tij











