Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të Sali Berishës për të marrë selinë blu, tha se të gjithë demokratët e braktisën ish-kryeministrin dhe kjo ishte dita e tij e fundit politike.
Lulzim Basha u shpreh se në grupimet e Berishës ka pasur kriminelë të cilët ishin të vendosur për të ushtruar dhunë dhe për të sulmuar me çdo mjet PD-në ndërsa surprizuese ishte kur Lulzim Basha theksoi se Policia e Shtetit ka ndërhyrë 1 orë e 30 minuta me vonesë për një arsye të thjeshtë, ‘vëllazëria Rama-Berisha’.
“Shumica e demokratëve nuk ju përgjigjën Berishës. E braktisën si gjithë këto muaj kur ka mashtruar e shpifur për të mbuluar një të vërtetë, që beteja e tij nuk bëhet për askënd tjetër por për atë vetë. Ai nuk nuk kursen askënd. Lajmi i mirë është braktisja totale e tij në ditën e fundit politike. Policia e Shtetit ndërhyri 1 orë e 30 minuta me vonesë."-tha Basha.
Akuza të rënda ishin kur Basha tha se Berisha kishte një plan të mirëmenduar për të rrezikuar jetën e demokratëve për interesa personale nga grupi kriminelëve që mban me vete.
“Protagonistët e dhunës ishin një grup i ngushtë, me precedent penal të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokrateve dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre me një plan të mirëmenduar dhe frymëzuar nga Berisha”, tha Basha.
Kreu i selisë blu deklaroi se Berisha kërkon të marrë PD-në për tu mbrojtur nga SHBA-të pasi u shpall ‘non grata’ ndërsa shtoi se Rama dhe ish-kryeministri janë dy vëllezër siamezë, njëri që manipulon zgjedhjet dhe tjetri që çon demokratët në përplasje fizike.
"Nuk përfaqëson ai më të keqen e kësaj partie, por atë që kjo parti e ka lënë pas. Sot e tutje, vendimet e 18 dhjetorit, PD ka treguar se di të ndahet nga e shkuara dhe di të lëvizë si shprsa e vetme për ndryshim për shqiptarët. Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë. Njëri manipulon zgjedhjet dhe tjetri nuk lë mjet pa përdorur duke kulmuar me dhunë mes demokratëve për ta përdorur PD-në si bunker për tu fshehur nga non grata dhe pasojat që kjo sjell për atë personalisht dhe rrethin e ngushtë."-deklaroi Basha.
Teksa u pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se përse gënjeu për dyert e blinduara të selisë së PD, Basha e mohoi ndërsa shtoi se ishte detyra e tij për ta bërë pjesërisht, pasi Berisha ishte i gatshëm për të shkelur mbi kufoma.
“Dyert nuk ishin të blinduara, prandaj ju bëra turin LIVE, aty ishit, vetëm dera e serverit ishte. Nëse e kishit fjalë për dyert e reja të instaluara në shkallë, normale, ishte detyra ime ta bëja si kryetar i zgjedhur në momentin që Berisha deklaroi se ishte i aftë të shkelte mbi kufoma. Që dalja me arkivol nga PD të mos realizohej. I vetmi arkivol që doli sot ishte ai politik i Sali Berishës.”-tha Basha.
Kujtojmë se një ditë më parë Basha nuk i la asnjë derë të hapur Berishës për të negociuar, ndërsa sot u pyet nga gazetarët nëse do të bashkëpunonte me mbështetësit e tij. Kryedemokrati u shpreh se do e marrin vlerësimin nga demokratët dhe PD.
“Le të ketë një zhvillim të PD me ato demokratë që i kanë humbur. Do ta shtrijmë procesin anembanë Shqipërisë. Rama dhe Berisha do marrin atë që meritojnë”-u shpreh Basha.
Militantë të Sali Berishës sot kanë 'pushtuar' katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Varetë, shkallët, levat, çekiçët, trapanët dhe mjetet e tjera të 'arsenalit të pushtimit' e ndihmuan ish-Kryeministrin të merrte vetëm katin e parë të godinës, ndërkohë që Lulzim Basha qëndroi i paprekur në 'fronin' kaq të lakmuar të 'Kështjellës' blu në katin e dytë.
Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur me vonesë sipas tij, duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit 'skenë krimi' godinën.
Në deklaratën e tij të fundit në protestën e dhunshme që thirri sot, Sali Berisha i kërkoi militantëve të tij sakrifica 'në rrugën që kemi për të bërë'. Ai tha se protestat nuk do të ndalen dhe se qëllimi është rikthimi i PD në pushtet me votën e lirë.
Basha e Berisha në konferencë
Basha një ditë më parë tha se s'do negociojë me Berishën, por teksa u pyet nëse do të negocionte me ata që mbështesin ish-kryeministrin, theksoi se do e marrin vlerësimin nga demokratët dhe Partia Demokratike. Basha deklaroi se le të ketë një zhvillim të PD me ato demokratë që i kanë humbur.
“Do ta shtrijmë procesin anembanë Shqipërisë. Rama dhe Berisha do marrin atë që meritojnë”-tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha sot, teksa u pyet se a e ka kërkuar ndërhyrjen e policisë gjatë protestës, tha se këto të fundit kanë ndërhyrë 1 orë e 30 min me vonesë, dhe ju desht kaq kohë të kuptonin skenarin e dhunës. Basha shtoi se ata që u ngjitën në selinë blu janë ushtarë të krimit.
"Demokratët s'kanë nevojë të derdhin gjakun për hallet e Berishës. Policia e Shtetit, pas 1 orë e gjysëm pretendonte se s’po ndodhte asgjë. Policia Shtetit e ka kthyer policinë në një instrument jo të mbrojtjes, por të shkeljes së ligjit dhe dhunimit të qytetarëve. Sot e përdori si instrument për të përshkallëzuar planin e dhunshëm të Berishës. PD do marrë hapat politikë dhe ligjorë për të zbardhur pse ju desh 1 orë e gjysëm të kuptonte skenarin e dhunës. Arsyeja e thjeshtë, vëllazëria Rama-Berisha.”-tha Basha.
Në një konferencë për shtyp Basha u pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se përse gënjeu për dyert e blinduara të PD. Basha e mohoi ndërsa shtoi se e kanë marrë më herët përgjigjen për këtë pyetje ndërsa shtoi se ishte detyra e tij për ta bërë pjesërisht pasi Berisha ishte i gatshëm për të shkelur mbi kufoma.
“Dyert nuk ishin të blinduara, prandaj ju bëra turin LIVE, aty ishit, vetëm dera e serverit ishte. Nëse e kishit fjalë për dyert e reja të instaluara në shkallë, normale, ishte detyra ime ta bëja si kryetar i zgjedhur në momentin që Berisha deklaroi se ishte i aftë të shkelte mbi kufoma. Që dalja me arkivol nga PD të mos realizohej. I vetmi arkivol që doli sot ishte ai politik i Sali Berishës.”-tha Basha.
Lulzim Basha tha se sot Berisha u braktis edhe nga kritikët dhe kundërshtaret e tij pasi njohën fytyrën e tij të vërtetë.
“Kjo ishte një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës. Falënderoj ata që fillimisht e mbështeten Berishën pasi ishin të zhgënjyer nga maskara zgjedhore por që sot e braktisën, kundërshtarët e mi dhe kritikët e mi sot, por që e kuptuan se nuk duhet të ishin në atë protestë pasi kuptuan fytyrën e vërtetë të Sali Berishës”, tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha sot, deklaroi se Berisha kërkon të mbrohet nga shpallja non grata. Ndër të tjera Basha theksoi se Sali Berisha sot i ka bërë PD-së dëmin më të madh ndërsa shtoi se ish-kryeministri dhe Edi Rama janë dy vëllezër siamezë.
"Demokratët e vërtetë e refuzuna dhunën e Berishës dhe kriminelëve me të cilët e realizoi atë. Nuk përfaqëson ai më të keqen e kësaj partie, por atë që kjo parti e ka lënë pas. Sot e tutje, vendimet e 18 dhjetorit, PD ka treguar se di të ndahet nga e shkuara dhe di të lëvizë si shprsa e vetme për ndryshim për shqiptarët. Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë. Njëri manipulon zgjedhjet dhe tjetri nuk lë mjet pa përdorur duke kulmuar me dhunë mes demokratëve për ta përdorur PD-në si bunker për tu fshehur nga non grata dhe pasojat që kjo sjell për atë personalisht dhe rrethin e ngushtë."-tha Basha.
Lulzim Basha ka hedhur akuza të rënda ndaj Berishës duke thënë se ai kishte një plan të mirëmenduar për të rrezikuar jetën e demokratëve nga grupi kriminelëve që mban me vete.
“Protagonistët e dhunës ishin një grup i ngushtë, me precedent penal të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokrateve dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre me një plan të mirëmenduar dhe frymëzuar nga Berisha”, tha Basha.
LUL TOROLLAKU KA QËNË DHE DO TE MBETET TOROLLAK...POR, SJA DEL NAMI- SI E BERI SALA NJE GABIM TE TILLE-TE FUT NE KRYE TE PARTISE NJE TORILLAK ....!!!!
PërgjigjuNe e dinim qe keta te pabese do flisnin keq per policine. Po pse nuk shkuat me te vertete 1 ose 2 ore me vonese atje te pakten te kenaqej 1 here populli Shqiptar duke pare qente si zihen per kocka. Mbase bajges (bashes) do i dilnin para syve ata qe vrau me duar ne xhepa ne 21 janar.
PërgjigjuPraktikisht vdiqet te dy,Salih u vec si kufome ne levizje trishtuese,Basha si tradhtare, qe tardhtoi Berishen qe e solli dhe e ngriti ne krye te PD, dhe i paafte per drejtim te PD.Sala dhe Basha duhet te lagohen paqesisht ose me kerkese,vote te demokrateve,kushtimisht te mos vije askush ne krye te PD nga klanet e dy drejtuesve te deshtuar me plote gabime e qellime te liga.
PërgjigjuTurpi nuk ka kufi! Deklarata te tilla per policine dhe Ramen qe nuk ka shkak te kapesh,vetem nje i manget si Basha mund te bej.Policia ju shpetoj jeten se ato njetez te pa mend mund tju kishin demtuar.Kujton se USA perkrah Lulin.Sa te vendosin nje figure tjeter do behesh non grata per DASH in or torollak
PërgjigjuRRINI urte ju komentues,,,se sot basha ja futi sa krahu babain te tij...
PërgjigjuE paimagjinueshme qe nje spiun e lig i cia si puna e Bashes del dhe ben moral. Me keq se ne 45-51. Tani eksperimenti vazhdon live: ku politikanet perplasen ose krijojne perplasje sipas vijes se sjelljes amerikane dhe trashin zerin si patriot. Por me gastori eshte Rama qe vazhdon me gjuhen banale te nje rrugaci. 20 vjet zyrtar dhe nuk mesoi etiken e administrates. Mbeti nje barbon i kallepit te Luces apo Doshit, kriminele legene por biznesmene. Ajo qe habit me shume eshte qe mes policise nje plak 80 vjec shkel ligjin me kembe e koke dhe as e ndalon e as arreston njeri. Si duket u duhet per serine e radhes. Bajga.
PërgjigjuNjerzit kerkojn te ngjallet Enveri, ja Kopja e tij. Imagjino te behet kryeminister ky Monster
PërgjigjuBasha eshte nje njeri pa pike dinjiteti.Ai genjen edhe per oren kur e pyet.Si i paafte qe eshte kerkon qe fajet e tij tua hedh te tjereve.Ishte ai,qe nuk desh te merrej ne mbrojtje nga policia te cilen pas tmerrit qe kaloj do tua hedh fajin e tij.Krimet ky birbo,i ka kryer bashke me Salin e kerkon ti adresoj diku tjeter.Bashke me Saline jane fajtore per gjendjen e opozites. Ne kete loje te piste te dyshes Berisha-Bashae paguan Shqiperia.
Përgjigjusa here mendoj per nje njeri pa bo*e me vjen ne mend ky toçi....kufome politike aagjeberes i suksesshem....
PërgjigjuBythqim. Bashke me bashkebythqimin dhe babin e bythqimit. Perverse partish te ngjyrave te ndryshme qe perdhosin Shqiperine. Bythqima dhe super karakurva partish. Majtas dhe djathtas.
PërgjigjuBasha je i djegur si politikan. Kurre ske per te marre pushtet se ti je i felliq. Vazhdo vidh me kunatin meqe i kerkon tendera Rames i mjere.Ku e ke elektoratin pse se teston nje her veten ku je o hajdut i rruges kombit.
Përgjigju