Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' për të diskutuar rreth temës 'A do të hapen negociatat Shqipëri-BE', kanë qenë të ftuar, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gazetari Aleksandër Cipa, eksperti i çështjeve të Integrimit Europian Gledis Gjipali si dhe ish-ministri i financave Arben Malaj.
Në fjalën e tij Panariti ka thënë se BE po shikon hapjen e Negociatave në mënyrë që të vendosë kufijtë e saj në Jug-Lindje duke parë edhe konfliktet që po ndodhin mes Turqisë dhe Sirisë. Ndërsa sipas Panariti nëse nuk do të hapen negociatat mund të rrezikohet influenca ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Ka një psikologji që BE ka me anëtarësimet. Në 2007 kur u pranuan Bullgaria.. kur u bë ky hap për interesa strategjike dhe për të penguar inlfuencën ruse. Edhe e njëjta po ndodh në kufijtë jugor. Kemi një lëvizje të Turqve në pjesën e Sirisë dhe konflikti nuk është larg Shqipërisë, një valë e re refugjatësh do të kishte parësi Shqipërinë dhe vendet e tjera në kufij. Hapja e negocitave është kapsulimi i këtij rajoni. Mos hapja e negocitave e bën të ekspozuar nga ndërhyrja e vendeve të tjera. Kanë treguar që ka interes për këtë rajon." ka thënë Panariti.
Ndër të tjera duke folur për hapjen e negociatave Arben Malaj ka thënë se beson se është i bindur 60% se Shqipërisë do ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.
Gazetari Aleksandër Çipa ka deklaruar në studion e Repolitix, se kryetari i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka thënë se pranon të ulet në tryezë pa kushte për Reformën Zgjedhore.
"Basha sot ka thënë se sot duhet të ulemi pa kushte për Reformën Zgjedhore.. Sot e ka thënë në qasjen e vet. Sot shumica është Rama që duhet të bëjë një akt politik që mund të sjellë normalitetin politik. Unë po marr mesazhin që Basha ka artikuluar sot. Kjo është një lëvizje lojaliste." ka thënë Çipa.
Ndërkohë nga ana tjetër ka qenë Panariti i cili ka thënë se duhet që të ketë patjetër një marrëveshje.
"Padyshim që duhet një kompromis. Do të shikohet ligjshmëria e zëvendësimit të deputetëve. Ka vetëm një opozitë. Të presim zhvillimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të bëhet kushtetuesja brenda 2019 që të kemi mundësi për zgjedhje të parakohshme diku nga qershori. Gjermanët kanë thënë se duhet të hetohen dosje të mëdha. Janë në tryezë dhe kushtet që janë vendosur për Integrimin.
Ish-ministri i financave Arben Malaj ka thënë se beson se me 60% BE do të vendosi për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim. Ai ka shtuar se i beson përfundimeve të Gjermanisë për hapjen e negociatave por që duhet të kryhen detyrat e vendosura.
"Unë jam me hapjen e negociatave si Gjermanët, mbi 60 %. Do të bëhet marrveshje dhe do të hapen. Nëse Maqedonia e merr bekimin nuk duhet të ketë debate pse... Ne na e ka bërë të qartë Gjermania që na ka thënë. Shteti më i fortë i Europës na e ka bërë të qartë. Prandaj them që mund të gjejmë marrveshje. Gjermania ka hapsira për të bllokuar të bind Francën. " ka thënë ndër të tjera Malaj.
I ftuar në emisionin Repolitix, ish-ministri i financave Arben Malaj ka thënë se Shqipëria në radhë të parë duhet t'i bëjë reformat për veten dhe jo për BE. Ndër të tjera ai ka thënë se nëse nuk bëhen reformat që Shqipëria ka nisur dhe që na kërkohen nga BE atëherë do të jemi njëlloj si jashtë Bashkimit Europian ashtu edhe brenda tij.
"Refomrat i bëjmë për vete. Ne i bëjmë reformat për vete le të marrim rastin e Greqisë, Spanjës, Bullgarisë etj.Po nuk i bëmë reformat brenda apo jashtë BE jemi njësojë. Ne duhet të kuptojmë që të ulemi të punojmë të gjithë bashkë nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Duhet të plotësoheshin kushtet." ka thënë Malaj.
jane 30 kushte ose 9 kushte 1kushti i pare eshte denimi politikane . kushti 2 eshte te ndalohete pija dhe treta te vihete statusi e grave 4 Tendalohete rrushfete ne per zyra 5 Tekontrollohete para te pista 6 TEndalohete prositucjoni 7te ndalohete dhuna ne familje dhe ne sporte 8.te mos perdorete pp ne prone publike 10kunder perdhunimi dhe te priteposhte qe ka mashku dhe te izolohete11 TE vihete ligje te vjetra. 12 te hetohete per cmime dhe drita dhe taksa. 13Te kontrohete ushqime spitale private dhe shtetrore . 14te jete barabarte dhe shteterore dhe private 15 TE merete gjurma gishtrinjeve.16 TE kontrollohete nxenesi te shkolla per arme 17 TE lobise te huaj fage news.18TE kontrollohete ruse grege rumune bullgare malase kinese te zezake dhe priferinte hoxhallare.18te hetohete klima/19TE kontrollohete te fasifikimi dhe sikuracjone .20 TE kontrollohete tragete per sherbimedhe aeroporte.21DUHETE barazi gjnore 22 te hiqete minufunde ne pune dhe ferxhete.23TE pagohete drita abasadore dhe qerane .24 TE kontrollohete kufishqiptare 25te kontrollohete pasuria poltikane juriste abasadore ete tjere.26 tehiqete shelloken ose cadra ne plazh.27te kontrollohete linja autobuza targa e makinave 28te hetohete percime.29 te ndalohete sharja ofendimedhe kontrollohete chate facebook dhe linje oline TE ndihmoje te vaferi
Përgjigju