A do të ikësh nga Shqipëria? Eglein Laknori përgjigjet me një “pffff”

Tundimit për tu larguar nga Shqipëria nuk i ka shpëtuar as Eglein Laknori. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv aktori i humorit, ka thënë se për momentin ndihet mirë në vendin tonë megjithëse ka pasur raste kur i ka lindur dëshira për të kërkuar një jetesë me kushte më të mira në një tjetër shtet.

Edhe e mendoj të largohem, por për hir të së vërtetës, lavdi Zotit edhe këtu po më shkon puna mirë, paguhem mirë dhe jam shumë falenderues. Edhe Ana (bashkëshortja) te kompania ku punon ka një pagesë shumë të mirë. Ndonjëherë thua që po ikën, por përveçse duhet ta fillosh nga A-ja, pffff (po e lej me një pfff ). Për të qenë i sinqertë e kam hedhur nja dy herë lotarinë Amerikane, por këtë vit jo.

Eglein Laknori, aktor

Laknori ka shtuar gjithashtu se mendon se tashmë ka ardhur koha që familja e tij të shtohet, ndaj janë duke planifikuar një fëmijë.

Kemi qejf tani të merremi me planifikimin e një fëmije. Të dy bashkë me Anën kemi qejf të kemi 2 fëmijë, ndaj kemi qejf ti hymë këtij muhabeti.

Eglein Laknori, aktor

Aktori Eglein Laknori i ftuar në Rreze Dielli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë