'A do të ketë paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar bizneset?', Rama i përgjigjet prerë qytetarit/ 'Zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029'

Kryeministri Rama ka vendosur që t'u përgjigjet disa videove të qytetarëve, të cilët e pyetën nëse do të ketë një paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar bizneset.

Përmes videos Rama u shpreh se për momentin nuk është mundësia që të krijohet një paketë ekonomike.

“I dashur së pari njëherë kurajë dhe faleminderit për fjalët e mira. Kemi bërë më të mirën që kemi mundur jo më të mirën që do donim të bënim. E dimë që ka dhe më mirë. Ju lutem te gjithë që duhet të kuptojmë jo vetëm pasojat e mbylljes nga COVID-19 por dhe pasojat nga tërmeti që ishte goditje për ekonominë dhe financat e vendit tonë. Po arrijmë t’i përballojmë deri tani me dinjitet dhe do të kthejmë në shtëpi çdo familje që ka humbur strehën më 26 nëntor ashtu sikundër do kthejmë në shkolla nxënësit dhe mësuesit.

Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet të mbyllemi sërish. Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh”, tha Rama.

Më tej ai tha se heqja e taksave për biznesin e vogël do të qëndrojë në fuqi deri në vitin 2029.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Rama i përgjigjet qytetarit: Zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur qytetarëve në lidhje me heqjen e taksave për biznesin e vogël.

Gjatë udhëtimit me makinë, Rama tha se ky vendim nuk do të jetë i përkohshëm, por tashmë është ligj në Kuvend dhe do të jetë deri në vitin 2029.

Vendimi nuk është për fushatë, por është një ligj i miratuar në parlament dhe ka fuqi deri kur ju që fitoni me punë të ndershme do të keni fuqinë që ta mbani në fuqi. Për sa më takon, ai ligj do të qëndrojë në fuqi deri në vitin 2029”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 04/10/2020 23:56

    BRAVO RAMA ,,, e ke treguar qe je nje njeri me zemer te madhe,,,,dhe demokrat..edhe 50 vjet do rrish se e ke treguar qe punon per popullin...

    Përgjigju
  • edrin: 04/10/2020 21:58

    kush ti ha mo kto mor rame

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës