Një ditë pas deklaratave të Gianni Infantinos, të cilat konfirmojnë pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin 2026, detaje të reja kanë dalë në dritë. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, FIFA ka planifikuar një takim me zyrtarët e Federatës Iraniane të Futbollit në Zyrih të Zvicrës, më 20 maj.
Qëllimi i këtij takimi është finalizimi i detajeve të udhëtimit të ekipit të drejtuar nga trajneri Amir Ghalenoei drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Irani pritet të luajë të paktën tre ndeshje të fazës së grupeve në tokën amerikane, ku do të përballet me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin.
Ky samit, i konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj, pritet t’i japë fund dilemave mbi pjesëmarrjen e Iranit në këtë aktivitet. Vetë ekipi kombëtar e kishte vënë në dyshim prezencën e tij për shkak të konflikteve të vazhdueshme në rajon. Gjithashtu, Irani kishte kërkuar pa sukses që ndeshjet e tij të zhvendoseshin në Meksikë, kërkesë e cila me sa duket nuk është marrë parasysh.
Komente




