Gazetari Blendi Fevziu çdo ditë që kalon duket se është më larg Tv Klanit dhe bashkimit me Top Channel. Në një intervistë për emisionin “Provokacija” ai është shprehur se nuk ka vendosur ende, por vendimi që mund të marrë do të dhembi shumë, ndërsa shtoi se mund të jetë edhe emocional. Lëvizjen e mundshme ai e krahasoi me atë të lojtarëve në futboll.
Dilemat dhe vendimi
Sigurisht vendimi që marr, nëse do e marr do dhembi shumë. Nuk është se do të thosha që më keni parë 21 vjet në emision dhe nuk do më shikoni më. Kjo ka të bëjë me lëvizjen. Është një gjë që ka ndodhur rëndom në botën e futbollit. Është një moment kur ti merr një vendim, e keqja është se vendimi këtu shikohet si financiar, por mund të jetë edhe një vendim emocional. Nuk kam vendosur akoma. Ta thashë që nuk kam vendosur se po të kisha vendosur nuk do e zgjasja. Jam duke parë edhe atë tundimin e forcës për të më mbajtur. Nëse vendimi ka një dorë emocionaliteti brenda, vendimi është edhe më i paqartë. Nëse do ishte një vendim racional do ishte shumë më e thjeshtë. Racionaliteti krijon qartësi
Ke lënë të kuptohet se TV Klan nuk është më ai që ka qenë….
Kjo është një fakt, jo unë mendoj që TV Klan është në ditët më të mira, por media funksionon nëse e jep goditjen apo suksesin afatgjatë. Kam 21 vjet në ekran. Kam një karrierë gati 30 vjeçare gazetareske. Ulesh një ditë dhe shef një gjë që nuk shkon, e më pas shikon një gjë tjetër që nuk shkon, dhe nuk ndihesh rehat. Televizioni është mendim dhe pastaj formë. Pjesa bazike është media. Ka disa kode që janë universale, 70 për qind ështe e hapur. Nëse flasim për një televizion si ai më standarti në botë.
Ke patur vendim-marrje në TV Klan?
Kam pasur por nuk jam marrë direkt, se nuk kam patur edhe kohë fizike për këtë. Klani ka mbajtur peshën dominuese të zhvillimeve politike në 2007-08-09, por jo gjithmonë pesha e televizionit shkon paralel me këtë. Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe anti-vlerave, zakonisht po dominohemi nga anti-vlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit.
Zoti student i dhjetorit te madh per shembjen e diktstures tani po e kuptojm cdo dite e me shume luften qe bete ju bijt e popullit per nje jete me te mire se si TI DHE SHUME DHJETORIST JENI KOMITETI QENDROR I KORRUPSONIT NE ATDHEUN TIM TE SHTREJT .NJE GAZETAR QE ASHT MJESHTER I PERDORIMIT TE FJALES SIMBAS PAGESES DHE JO SIMBAS ZEMRES SE VET PAGUHET NGA ATA PARTI OSE KLANE QE KANE INTERESA MAFJOZE SE NUK MUND TE BEJSH NJE EMISJON PER FUKARAIN KUR TI ZEN HUNDET ME DUAR KUR BISEDON ME NJE FAMILJE QE MERR 45 MIJE LEK NE MUAJ DHE TI 45 MILJON .JENI BERE PASHALLARET E KORRUPSONIT NE KORRIZ TE POPULLIT TONE TE SHUMVUAJTUR .PER MUA PO TA SHPREH BOTERISHT JENI BERE TE NEVERITSHEM SEPSE PO BENI PAZAR NE KORRIZ TE POPULLIT .
Përgjigju