Rroga 45 milionë e Fevzos dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve

Rroga 45 milionë e Fevzos dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve

Blendi Fevziu

Tashmë është bërë publike mundësia e lëvizjes së Blendi Fevziut nga TV Klan drejt Top Channel.

Në vetvete ky nuk është ndonjë lajm që ka interes publik, por duke qenë se mediat kryesore në vend janë paradhoma të pushtetit, zhvillimet në fjalë meritojnë të trajtohen.

Kështu, pak muaj më parë disa media kërkuan të trondisnin psikologjikisht drejtuesen e Top Channel me largimin e drejtorit Sokol Balla, ikja e të cilit u trajtua si një humbje e parikuperueshme.

Sot është radha e Fevziut që të japë goditjen në treg dhe sipas burimeve nga Top Channel, oferta për të është 45 milionë lekë (të vjetra) në muaj (me gjasë një pagesë më e lartë sesa e vetë drejtorit Ben Blushi).

Bëhet e ditur se arsyet e largimit nga TV Klan lidhen jo vetëm me pagesën, për të cilën Fevziu shpesh thotë se ka jo shumë rëndësi, por edhe me prezencën e tij të përdithshme në ekran.

Nga informacione të ndryshme thuhet se Frangaj ka planifikuar të riorganizojë kohën televizive në bazë të shikueshmërisë, duke shmangur prezencën e Fevziut dhe emisionit të tij për katër ditë në javë.

Duket se këtë favor gazetarit në fjalë po ja bën TCH, shoqëruar edhe me një pagesë të majme, sigurisht në kohezion me drejtorin-mik, Ben Blushi.

Pagesa eventuale e z. Fevziu është çështje private, por ajo është e tillë saqë patjetër do të diskutohet në mjediset gazetareske.

Si mundet të përligjet nga një kompani që kërkon të ecë përpara kjo diferencë në pagesë mes një gazetari që drejton një emision, i cili nuk vlerësohet nga televizioni ku transmetohet aktualisht dhe reporterëve apo redaktorëve të neës room?

Cilado qoftë vlera e emisionit, që padyshim është jo e vogël, për ata që ndjekin TV Klan dhe Top Channel është e qartë se profesionalisht, ai nuk ka të krahasuar me vlerën e redaksisë së lajmeve që është arma, fytyra dhe përmbajtja themelore e këtyre dy televizioneve.

Si mund të punojë në këtë klimë deprimuese një reporter të cilit i kërkohet të klimatizohet me “revolucione” drejtorësh, kundrejt një pagese minimale dhe që lëviz ngadalë dhe për një punë që në televizione po mbetetet anonime?

Kjo nuk është çështje e zilisë për pagën, por e realizmit në menaxhim.

Është zotësi e madhe t’i marrësh pronarit të kompanisë – që gati sa nuk publikoi një elegji për ikjen e Sokol Ballës- një pagë të tillë.

Atë mund edhe ta përdorësh mirë, nuk është rasti i parë në këto 25 vjet që pronarë me gjithfarë kompleksesh përdoren mirë nga “profesionistët e fushës”.

Por pasoja që mbetet është jo e vogël.

Në një redaksi të tillë është e vështirë të punohet dhe të mbetet diçka nga profesioni kur vihen vija të dallueshme mes një aristokracie fiktive dhe një proletariati që nuk po afirmon dot forcën e vet pse nuk e njeh ende.

Por këto janë spekullime derisa çdo gjë të konfirmohet zyrtarisht dhe lëvizja e z. Fevziu të jetë fakt./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dash peza: 05/06/2018 15:04

    Thjeshte nje menyre ligjore per pastrim parash.Shqiperia duhet te kishte 30 milion banore qe blendi te marre kete pagese marramendese.Te tregoje se sa takse shteti paguan ky qeros.Nje nivel me gazetarin peza edhe ky .Shqiperi hesapi.

    Përgjigju
  • Sokrati: 05/06/2018 11:54

    Ky eshte kapitalizmi ne fakt, ne themel. Cdokush punon, krijon emer, miqesi, eksperience per tu vleresuar me shume dhe si perfundim per te patur me shume te ardhura financiare, meqenese ne themel eshte paraja ajo qe rotullon boten sot. Pikepytje se pse gjithe kjo difference me nje gazetar news room-i, them qe eshte e qarte per dy arsye: Nje, media qe puneson kete gazetar nuk e vlereson punen e tij aq sa ti meritoje dhe ti jape kete page, dhe dy, gazetari vete nuk impenjohet, nuk ka aftesine e duhur, zgjuarsine apo experiencen e tille qe ti krijoje vetes nje vend per ta merituar dhe ta kerkuar kete lloj page, per te mjafton te haje buke dhe te mbaj nje familje, te pakten deri tani. Besoj se ka dhe gazetar te kronikes qe sot punojne dhe shfaqin punen e tyre individuale apo te sponsorizuar ne disa televizione, pra duke patur disa burime te ardhurash, si psh (edhe pse eshte thjesht nje shembull) Artan Hoxha. Pra, per ta mbyllur, ky artikull eshte me shume nje propagande qe te mos kerkojne rritje rroge gazetaret e news sesa nje analize e mirefillte tregu apo teori konspiracioni. Tung

    Përgjigju
  • Youngtribune.com: 05/06/2018 11:44

    Njerezit dhe personat publike kane per detyre te tregojne te ardhurat. Kerkoni sa eshte paga e nje gazetari ne CNN dhe do mesoni nga bota. Prape 45 millione lek ne muaj jane shume per nje media te brishte si ajo Shqipetare.

    Përgjigju
  • Tironesi: 05/06/2018 11:43

    Cjan keto gazetare qe shperblehen kaq rende 45 miljon lek ne muje Fefzo,ndera me shume se 60% e popullsise diskuton buken.Si taksohen keto lloje medje ne shqiperi? Akontrollohen nga shteti i leshit ky lloje bisnesi qe jeton me rraklamet dhe taksat e shqiptareve,Cfar i duhet ketije populli qe qeveriset nga batakci pozite opozite.Me shqiptaret talen Fevzit dhe arjan canet qe morin paga maramendesh duke varferuar dhe prolatorizu shqiptaret.Ka ardhu koha e thirrjes Markesit proletar bashkohuni per nje kauze te perbashket,permbysni nje qeveri te korruptuar dhe nje opozite te deshtuar,Vetem keshtu mund te mbrohet demokracija dhe shteti i sedrejtes,vetem keshtu mund te qerohen fevzit,canerat,dhe Aleksader frangat qe jane kthyer sundimtar te shtetit,levizin djathtas dhe majtas da here qe ju do qefi dhe intetesi korruptiv.Skandal kur ndigjon pagesa te tilla,turpdhe per shqiptaretvqe prenojn sot ne demokraci nje zgjedhe te tille.

    Përgjigju
    • djksksa: 05/06/2018 14:31

      Po ik futi naj tas sup or i lajthitur nga xhelozia

  • lupi: 05/06/2018 08:17

    ahhaah ai tjetri iku se i doli boja duke fut bananen ne b... gazetar plere. ishalla nuk infektohet dhe fevzo te tch dhe fut ndonje perime hahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot