Këngëtari kolumbian me famë botërore Maluma do të mbajë koncert në Tiranë më 14 mars në ditën e Verës.

Si pjesë e turneut të tij botëror, një nga këngëtarët më të kërkuar në botë, i cili numëron miliarda klikime në Youtube, do të zhvillojë një koncert në Tiranë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe krybashkiaku Veliaj me anë të një postimi në Instagram.

Koncerti i tij i parë i fillim-turneut nis në Dubai me 14 shkurt dhe i fundit daton më 2 prill në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse shkojmë në faqen e tij “Meet & Greet, del fotoja promovuese e turneut të këngëtarit kolumbian, “Maluma World Tour, Tirana 14/03/2020”, duke caktuar datën e saktë, me një çmim të kripur për shqiptarët.

370 dollarë është çmimi i biletës, i cili përfshin një foto me këngëtarin.

Postimi i Veliajt