A do të sfidojë Veliajn për bashkinë e Tiranës? Tabaku: Nuk mund ta mohoj, por është herët

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv foli me vendosmëri të plotë se në 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje lokale pa opozitën, pasi sipas saj do të jetë vetë Rama që do të tërhiqet.

"Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën në 30 qershor. Shumica do ta zhbëjë këtë datë, pasi presioni po rritet. Nga presioni i protestave dhe qëndresa dhe rritja e arrogancës, Rama do të tërhiqet vetë. Ata nuk e përfaqësojnë PD-në, partitë funksionojnë me struktura" tha ajo.

Nëse sot do të bëheshin zgjedhjet parlamentare, ajo thotë se Partia Demokratike merr shumicën. "PD nuk po lufton për mbijetesë, por që të bëhet shumicë dhe shumicë është. PD-ja është rritur me 10 pikë nga viti i fundit. Krahas protestave, PD-ja po përgatitet edhe programin qendror për të diskutuar me njerëzit. Ka përfunduar edhe rifreskimi i të gjitha strukturave në bazë dhe e ka bërë më të fortë dhe të gatshme për elektorale. Ka nisur edhe seleksionimi nëpër struktura. Nëse ka zgjedhje nesër, Partia Demokratike është mazhorancë".

Jorida Tabaku është një nga emrat e lakuar se mund të jetë përballë Erion Veliajt në garë për bashkinë e Tiranës, por a do të pranonte ajo ta sfidonte? "Është kënaqësi kur dëgjon dhe vlerësohesh, nuk mund ta mohoj që kam lidhje të veçantë me Tiranën, por nuk do të ketë zgjedhje lokale.

PD ka shumë kandidatë për Tiranën. Nuk besoj që do të jetë rasti që të diskutojmë kaq shpejt për zgjedhje lokale, pasi ka ende shumë kohë. Nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë me Bashën, mendoj që për mua është herët për një angazhim të tillë. Nuk ka pasur diskutim të brendshëm në PD, është i gjithi i jashtëm".

Por çfarë mendon Tabaku për opozitën e re? "Unë nuk flas keq për kolegët socialistë, jo më të PD-së, por ata nuk e përfaqësojnë më Partinë Demokratike". Demokratja u ndal edhe te protestat e banorëve te Bregu i Lumit. "Fatura e shpronësimeve nuk shkon më shumë se 2 mln dollarë dhe është e papërfillshme duke pasur parasysh abuzimet në bashkinë e Tiranës".

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit ishte i ftuar deputeti socialist Alket Hyseni, i cili ashtu si kryeministri Rama deklaroi se zgjedhje parlamentare para vitit 2021 nuk ka për të pasur. 'Ka dy rrugë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, e para; nëse shumica humbet shumicën në Kuvend dhe e dyta nëse për arsye të ndryshme vetë shumica vendos ti drejtohet sovranit, por asnjë nga këto dy kushte nuk ka ndodhur.

Në po vijojmë punën dhe po bëjmë reformat. Do të përmbyllim paketën e sistemit të reformës në drejtësi. Opozita të bëjë opozitë, por deri aty ku nuk shkelet ligji, pasi në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi
' tha Hyseni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhepi: 23/05/2019 01:22

    N Q S do kete ZGJEDHJE Me 30 qershor parashikohet rremuje e kaos nje politikan I PJEKUR dhe I zgjuar do ta shmanget 30 qershorit si dite ZGJEDHJE por kryeministri yne e Ben politiken nen INFLUENCEN e substanave eksituseagresive

    Përgjigju
  • tini: 16/04/2019 09:38

    Tabakun e rren mendja se Rama do shtyj zgjedhjet.Nuk i ka fituar Rama zgjedhjet ,por PS qe mbeshtetet nga shumica shqiptareve, dhe jo sic thua ti qe nga sondazhet e bathores jemi shumice .Kete here nese Rama toleron ,te iki vet se ka qindra socialiste qe mund ta udheheqin ne fitore .Dilni ne zgjedhje dhe do shihni sa ju perkrah populli.Ju jeni parti klanore dhe Saliu ju perdor si mashe

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 15/04/2019 23:10

    Po çe lodh veten moj *uçke e vogel. Ti je cironke pe tamami para Velise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki