A duhet të largohet Basha nëse humbet zgjedhjet? Nard Ndoka në Report TV: Unë personalisht do e bëja! Muzika përhap COVID-in? Ajo të merr dhe mendjen

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe njëherësh aleat i Bashës tha se nëse opozita nuk rikthehet si një alternativë qeverisëse, përgjegjësia sigurisht është e liderit të saj. Në një intervistë për Report TV, Ndoka i pyetur nëse Basha duhet të largohet nëse humb sërish zgjedhjet, ai tha se personalisht do e jepte dorëheqjen duke lënë të kuptohet se edhe lideri i PD duhet të marrë përgjegjësitë e veta.

"Duhet të kemi të qartë që çdo politikan duhet të reflektojë në raport me vete dhe me qytetarët. Padyshim Basha hyn tek ata politikanë që e njeh përgjegjësinë e vet. Unë personalisht nëse opozita nuk rikthehet në një alternativë qeveristë nuk do të isha kryetari i PDK", tha Ndoka.

Ndoka komentoi edhe deklaratën e ministrit Blendi Klosi se valët e muzikës përhapin covid-in, një deklaratë që solli rrëmujë në rrjetet sociale, duke thënë me humor se muzika të merr mendjen. Megjithatë Ndoka vlerësoi gjithashtu se ndalimi i muzikës ndiqet edhe në botë në mënyrë q ëtë shmangen rregullimet.

"Muzika i humb edhe mendjen njerëzve, por është një rrezik potencial përtej batutës. grumbullimi  është një problem jo muzika në vetevete, por ajo sjell grumbullim. Ndalimi i muzikës ëhstë një standard që ndiqet edhe në botë dhe enpo e kopjojmë, pasi ne kopjojë nuk kemi shkencë. Shpesh në kopjimin e kemi të keq", tha Ndoka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?