A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

Kivi

Konsumimi i kivit mund të përmirësojë humorin brenda 4 ditëve.

Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, që luan një rol kyç në forcimin e imunitetit. Por tani studiuesit mendojnë se kivi ka ndikim më të shpejtë dhe më të gjatë në kohë se sa suplementet me vitaminë C.

Ekipi nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zhvilloi një regjim ushqimor 8-javor në 155 të rritur me nivel të ulët të vitaminës C.

Pjesëmarrësit duhet të merrnin suplemente me vitaminë C ose të hanin dy kivi në ditë dhe më pas raportonin për humorin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik përmes sondazhit në celular.

Rezultatet e publikuara në British Journal of Nutrition treguan që kivi përmirësonte vitalitetin dhe humorin brenda 4 ditëve ndërsa duheshin 14-16 ditë që efekti të arrinte kulmin e tij.

Suplementet me vitaminë C e bënin këtë deri në ditën e 12-të.

Veç përmirësimit të humorit, kivi ka veti të tjera të njohura si ndikimi në sistemi tretës, rrit përthithjen e hekurit në organizëm si dhe është burim natyral acidi folik i cili është i nevojshëm për gratë shtatzëna.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se vodhën 41 mijë € në Durrës! Lihet në burg irlandezi, partnerja kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore! U ‘tradhtuan’ nga kamerat e sigurisë, policia i gjurmoi me GPS-in e makinës

Dyshohet se vodhën 41 mijë € në Durrës! Lihet në burg irlandezi, partnerja kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore! U ‘tradhtuan’ nga kamerat e sigurisë, policia i gjurmoi me GPS-in e makinës