Vreshtat me kivi sapo janë vjelur, prodhimi këtë vit ka qenë i bollshëm. Jemi në fshatin Vadardhë të Sukthit buzë lumit Erzen. Aty ku vëllezërit Guxim dhe Kastriot Osmani kanë kultivuar frutin ekzotik ne 4.5 dynym tokë.
Vëllezërit Osmani emigruan në Greqi dhe punuan 25 vjet në bujqësi, me kursimet emigracion u kthyen në vendlindje në 2012 ku blenë fillimisht 4.5 dynym tokë.
"E kishim dëshirë këtë frut dhe arritëm qëllimin. Fillimisht kishin sakrifica, s'kishte uje".
Ata kultivuan kivin, një kulturë bujqësore që nuk njihej në vendin tonë, por importohej nga vendet ekzotike.
Guxim Osmani thotë se "në fillim kishim frikë, por shyqyr zotit na ka ecur mirë. Ne kemi punuar jashte shtetit dhe e kishim deshire ta mbillnim kete frut dhe ia ariten qellimit, me shume sakrifica sepse në fillim s'kishte ujë".
Historia e vëllezërve Osmani është një histori suksese. Këtë vit kane arritur të prodhojnë dhe të shesin 24 ton kivi në tregun vendas. Një kilogram kivi me shumicë shitet për 90 lek. Fitimi për familjen Osmani llogaritet në 1.4 mln leke.
"Ne e kemi shitur gjithë prodhimin se kemi ëbr frut me cilësi të mirë. Ne kemi arritur të prodhojmë në 24 ton në 4.5 dynym. E shesim në tregun e brendshëm. Ishalla ky vend të mbushet plot me kivi që të mund të eksportojmë", u shpreh më tej fermeri.
Gjatë intervistës për Report Tv, ata treguan se e kanë dyfishuar sipërfaqen e mbjellë në rreth 10 dynym. Kivi i ri hyn në prodhim vitin tjeter, ndaj fermeret kërkojnë sërish ndihmë nga AZHBR.
"Po kemi nevojë për subvencione sepse ka shumë kosto. Është bimë delikate mund të thyhet nga era duhet mbuluar me rrjete. Ne kemi përfituar njëherë subvencion por kërkojmë sërish sepse kemi bërë shumë investim", tha Kastriot Osmani.
Vëllezërit thonë se kanë në plan ta rrisin edhe më shumë sipërfaqen e mbjellë me kivi, madje nxisin edhe fermerët e tjerë te Sukthit të kultivojnë këtë frut. Aktualisht ata sheshin në tregun vendas, pasi për eksport kërkohet një sasi më e madhe.
E.M./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.4%
-
Të gabuar
24.8%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01
-
S'u sekuestruan 1 mijë, por 600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano! Prokurorja e Durrësit saktëson sasinë e kapur! Lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve
15 Janar, 18:24
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Durrës/ Thyen xhamin e picerisë dhe vodhën një shumë parash, arrestohet i riu! Në kërkim 30-vjeçari (VIDEO)
15 Janar, 09:10
-
Durrës/ Akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait, shtyhet gjyqi ndaj 3 fëmijëve të Pëllumb Metës! Munguan dy prej tyre
14 Janar, 16:10
-
Aksident në Tiranë-Durrës, automjeti tenton të parakalojë, por kamioni e ngjesh pas trafik-ndarëses (VIDEO)
14 Janar, 16:03
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)
14 Janar, 09:12
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë në Porto-Romano, erdhi me anije nga Tunizia e fshehur mes çimentos! Arrestohet kapiteni e dy marinarë, në kërkim 2 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
13 Janar, 14:02
Ketu ku jetoj une kiwi vjen nga Amerika Latine dhe nuk shitet me peshe ,por me kokrra,ose ne kuti te vogla.Une I ble vetem kur shiten 3 kokrra per 1$ ose kur I gjej ne kuti me cmim te arsyeshem.Nje bravo per keta fermere punetore e duararte,qe jane shembull se kur do, mund te kesh sukses ne prodhime.
PërgjigjuHALLALL JU QOFTE ,,TE TILLE NJEREZ NA DUHEN NE SHQIPERI...
PërgjigjuNje lajm i mire dhe Suksese , por te bejne kujdes me perdorimin e pesticideve........ , si dhe te kete nje kontroll te rrepte nga ministria e bujqesise
Përgjigju