Ylli Pata: A e kaloi vërtetë oqeanin Ilir Meta?!

Ylli Pata: A e kaloi vërtetë oqeanin Ilir Meta?!

Ilir Meta dhe Yuri Kim

Pas video lajmit të bërë viral, mbi takimin e ambasadores Yuri Kim me të gjithë ministrat e jashtëm shqiptarë që nga viti 1990, ka një konfuzion sentimentesh në opinion.

Vetë Ilir Meta është shumë më i relaksuar, sikur ka qenë në ndonjë peligrinazh të gjatë spiritual e ka larë veten nga mëkatet antiperëndimore që e lidhin me pesë vitet e presidencës.

Nuk ka më as sfurqe, as kosore, madje as “mafia ndërkombëtare” që është zëvendësuar me “Rilindjen Ndërkombëtare”. Që do të thotë se ka një parti që duhet ta rrëzojmë, por jo një “sindikatë krimi”.

Shto këtu edhe sajdisjet për Presidentin e ri të zgjedhur, Bajram Begaj, replikat me Sali Berishën, në një kohë kur atë pas SHBA, e ka shpallur “Non grata” edhe Europa, e që tregojnë se jemi në një fazë të re, e cila dikur në gjuhën e fëmijëve quhej “anullim loje”.

Vërtetë,  a u anulua loja e Metës me ata që i konsideronte të blerë, imoralë, që i kërcënonte me video, e shumë e shumë akuza, fjalë të rënda, të cilat madje i ka thënë edhe live në emision, kur përmendi Malin me Gropa si vend të preferuar për të bombarduar?

Natyrisht që nuk flitet për asnjë “anulim loje”, pasi e gjithë aksioni politik i Ilir Metës nuk ka qenë një lojë, por realisht ka qenë një aggresion politik ndaj Perëndimit.  Një aksion politik që ka nisur ekzaktësisht kur SHBA e BE kanë përkrahur një reformë të thellë në drejtësi në Shqipëri. Reformë që në fillim pati një traumë në Pallatin Politik, por kishte përkrahjen më të madhe të opinionit publik shqiptar. i cili sot nuk është fare i kënaqur me reformën në drejtësi, pasi e kërkoi këtë ndryshim si fund të pandëshkueshmërisë dhe jo një lojë e radhës.

Megjithatë, dilema është pse “ujku u bë qengj”, natyrisht duke ju referuar Ilir Metës në raport me amerikanët dhe aleatët e saj, se me të tjerët nuk se ka gjë, madje ka thënë se edhe “ata kanë armë bërthamore”.

Duket se loja nuk është aq e fortë sa ç’duket, edhe pse bëhet fjalë për “beteja titanike” për bashki e kryeministri. Gjasat janë se kemi të bëjmë me një luftë për “dhjamin e pleshtit”, ku edhe Sali Berisha edhe Ilir Meta, synojnë të kapin pjesën e opozitës radikale në vend, ndaj mazhorancës së Edi Ramës.

E këtu, të dy po luajnë fabulën e famshme të “Policit të mirë dhe policit të keq”, ku një herë shahen, një herë replikojnë, e një herë e përkrahin njëri-tjetrin, për të prodhuar zhvillime politike që nuk ekzistojnë.

Si Berisha, ashtu edhe Meta, janë aktorë që nuk llogariten sot në numra politik në Parlamentin e Shqipërisë. A do të fitojnë numra në zgjedhjet bashkiake të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku thuhet se Ilir Meta do të sfidojë Erion Veliajn?

E në fakt këtu nis dilema, pasi Ilir Meta, kishte deklaruar më parë, se ai do të ishte lideri i opozitës pasi të lërë presidencën. Natyrisht e ka thënë këtë kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, e Meta e Berisha shfaqeshin si radikalë shpëtimtare të opozitës, por sot situate është krejt ndryshe: Sali Berisha ka marrë një pjesë të PD-së, që disa telelevizione e quajnë edhe kryetar të Partisë Demokratike, që praktikisht e ligjërisht nuk është.

E në këtë panoramë, Ilir Meta do të kthehet tek LSI-ja e tij, e cila me 100 mijë votat e 21 prillit 2021, nuk se duket aq dinamike si e tillë. Kjo jo thjeshtë të shikosh selinë qëndrore në një zonë qëndrore të Tiranës,  e cila duket si e vakët, por edhe aktivitetin parlamentar real të partisë së Ilir Metës.

Megjithatë dilemma është a e kalon Meta oqeanin si metaforë që vizaton atë si politikan jashtë presidencës së Republikës? Kjo duhet parë pas 25 korrikut kur ai lë zyrtarisht institucionin e lartë të shtetit. Perëndimi ka një taktikë ndryshe me një rrezik eksplozioni, përpara se ta neutralizojë, synon ta ç’aktiviziojë. Kështu ndodhi edhe me Sali Berishën../TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leon: 10/06/2022 18:27

    Dardha e ka bishtin mbrapa...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë 

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë