Lulzim Basha reagoi për herë të parë për intervistën e djeshme të Sali Berishës per gazetarin Peka, ku ai lëshoi kritika të ashpra në drejtim të kreut të PD-së.
Duke folur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Basha e shmangu pyetjen, por shtoi se Berisha nuk ka më vendimmarrje në PD.
Ai theksoi se e ka ndjekur të gjithë intervistën e ish-kryetarit demokrat si dhe akuzat e ashpra në drejtim të tij, ku Berisha e atakoi atë direkt se futi partinë në përçarje dhe se dështoi me listat e deputetëve.
“Shiko Blendi, se keni katër vjet që bombardoni opinionin publik se kush i merr vendimet në PD.
Keni ngritur skenarë dhe pyetje që vijnë nga kundërshtarët e mi politikë.
Unë gjithmonë konsultohem me Berishën për shkak të përvojës, por vendimmarrjet janë të miat”, tha Basha.
Basha: Ata që votuan Ruçin s'kanë vend në PD
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka deklaruar se ata dy deputetë që kanë lëshuar votën për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, nuk kanë më vend në PD.
Basha tha se kjo ngjarje është njëra anë, tjetra është se u shndërrua në një ngjarje mediatike për të fshehur diçka të tmerrshme, që sot, në krye të Kuvendit ke një njeri që është përfaqësuesi më i kobshëm i regjimit komunist.
“Të vendosësh një njeri që është me rreth të kuq nga partneri më strategjik për lidhjet e denoncuara edhe publikisht me krimin e organizuar dhe trafiqet. Ky nuk është i vetmi, është dhe Fatmir Xhafa”, tha Basha.
Basha: U takova me Metën 3 herë para zgjedhjeve
Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka treguar se para zgjedhjeve ai ka patur jo një, por plot tre takime me Ilir Meten, i cili priste të merrte postin e Presidentit.
"Nuk kemi patur vetem 1 darke, por tre takime para zgjedhjeve”, ka thënë Basha.
Ai nuk preferoi të komentoje për fokusin dhe se çfarë është biseduar në këto takime.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO