A është dakord që protesta e thirrur nga Berisha të mbahet në të njëjtën ditë kur vijnë liderët e BE? Si përgjigjet Ilir Meta

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse ishte dakord me thirrjen e ish kryeministrit Sali Berisha për protestë të qytetarëve në 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE-së, vizitojnë Tiranën.

Ndërsa ndodhej në Panairin e Librit, Meta preferoi të shmangte përgjigjien lidhur me këtë temë, duke deklaruar se donte të fliste vetëm për librat.

“Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes  të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin”, u tha Meta.

Nga ana tjetër, ish kryeministri, Sali Berisha pasi konfirmoi datën e protestës së 6 Dhjetorit, tha se liderët e Bashkimit Europian duhet ta merrnin këtë protestë si një mikpritje dhe shtoi se do të merreshin masat për të mos patur raste dhune apo tensione.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 21/11/2022 11:55

    sa libra mund te kete lexuar ne jeten e vet IM. Duket nga artikulimi :(

    Përgjigju
  • Kuksi: 20/11/2022 12:58

    Nje njeri i piste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja