A është Franca partner ekonomik i Shqipërisë? Ne importojmë 3 herë më shumë sesa eksportojmë! Francezët në vend të tetë për stokun e investimeve

A është Franca partner ekonomik i Shqipërisë? Ne importojmë 3 herë më shumë sesa eksportojmë! Francezët në vend të tetë për stokun e investimeve

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama

Bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Francës, nuk ka qenë i fortë deri më tani. Bilanci tregtar mes dy shteteve apo investimeve e huaja të Francës në vend janë në nivel të ulët.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, importet e vendit nga Franca janë trefish më të larta se eksportet. Konkretisht në 5 vite (2018-2022) Shqipëria ka blerë nga Franca mallra me vlerë 64.1 miliardë lekë, ndërsa i ka shitur mallra me vlerë 22.9 miliardë lekë.

Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve janë të përqendruara në ushqime, tekstile, lëndë djegëse dhe minerale.

Me këtë bilanc tregtar Franca nuk kategorizohet tek vendet strategjike për tregti, pasi vjen pas Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Kinës, Kosovës, Malit të Zi Maqedonisë etj.

E njëjta situatë paraqitet edhe për investimet e huaja. Vitet e fundit investimet nga kompanitë franceze janë të përqendruara në sektorin e energjisë së rinovueshme, si kompania Voltalia që po ndërton parkun e Karavastasë dhe të Spitallës, apo kompania Total e cila po përqendrohet po në fushën energjisë.

Ndërkohë në shifra, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muajit e parë të vitit Franca ka investuar në vend vetëm 21 milionë euro, ndërkohë në 5 vite (prej 2018) investimet direkt janë 351 milionë euro.

Ndërsa stoku i investimeve franceze në fund të qershorit në vend ishte 440 milionë euro, duke ardhur në rritje të ngadaltë nga viti në vit.

Ndërsa sa i takon stokut të investimeve, Franca nuk është tek grupi i partnerëve strategjik, pasi renditet në vendin e tetë. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë Zvicra, Holanda, Kanadaja dhe Italia kryesojnë listën e stokut të lartë të investimeve në fund të qershorit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT